Agjërimi – institucion i humanitetit dhe fisnikrisë së - TopicsExpress



          

Agjërimi – institucion i humanitetit dhe fisnikrisë së vërtetë Padyshim se agjërimi është institucion i kultivimit dhe edukimit shpirtëtorë nëpërmes të cilit njeriu në veti në parktikë mëson dhe edukohet të jetë human dhe fisnik i vërtetë. Ai duke agjëruar në personalitetin e vet mbjellë ndjenjën e humanitetit dhe fisnikrisë së vërtetë, të cilat vlera e bëjnë ate në vetëdijen e tij dhe parktikën e tij të bëjë vepra të mira ndaj të tjerëve dhe në këtë mënyrë ai fiton ndjenjën për të bashkjetuar me të tjerët dhe për t’I ndihmuar ata në çdo situatë. Këtë ndjenjë të humanitetit, bujarisë dhe solidaritetit njeriu e mbjellë mu gjatë kohës kur ai është duke agjëruar dhe duke e kapluar uria dhe etja dhe në këto momente ai në praktikë njeh dhe shijon urinë dhe etjen dhe në këtë mënyrë kupton çka do të thotë të vuajshë nga uria. Shpeshherë kemi rast të lexojmë shtypin dhe mjetet e infromacionit nga të cilat në mënyrë të trishtueshme njohtohemi mbi urinë e miliona njerëzve në vende të ndryshme të botës si në Sudan, Etiopi, Indi, Bangladesh, dhe shumë vende tjera në mbarë botën. Lexojmë dhe dëgjojmë, por shumica nuk e përjetojnë ate dhe nuk e dinë se çka është uria. Për ta kuptuar dhe shijuar ate duhet në praktikë të vuajsh nga ajo dhe vetëm atëherë e din se çka është ajo, dhe vetëm atëherë e kupton se duhet t’i ndihmosh atij që vuan nga kjo. Pra, agjërimi është metoda më e përsosur psikologjike për ta kuptuar nevojën fiziologjike të tjetrit dhe në të njejtën kohë krijon tek njeriu ndjenja të bujarisë, humanitetit dhe solidaritetit. Kjo e bënë njeriun që të jetë bujar dhe fisnik në çdo moment, situatë,vend, duke e kuptuar se pasuria në duartë e tij është vetëm mjet për të jetuar, e jo edhe qëllim i jetës. Për këtë Islami gjithmonë kërkon nga pjestarët e vet që të jenë bujar dhe fisnik, këtë e shofim edhe nga jeta e Muhamedit a.s. i cili ishte bujar i pashembullt, posaçërsisht në ditët e muajit të agjërimit. Agjërimi është rast më i volitshëm për të shijuar nevojën e të tjerëve, rast ku duhet ta ndajë një pjesë të pasurisë së vet; siç është zeqati, sadekatul fitri dhe ndihmat tjera materiale, për të varfurit dhe skamnorët e ndryshëm në vendin ku jeton, ose duhet drejtuar drejt institucioneve të Bashkësisë islame, respektivisht për nevojat e saja, e cila me anë të këtyre ndihmave bënë çmos që ta mbajë kontinuitetin e një pune të drejtprogramuar dhe solide, dhe e cila garanton një interpretim të drejtë dhe të vërtetë të Islamit në kushtet dhe kohën në të cilën jetojmë.
Posted on: Tue, 09 Jul 2013 14:16:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015