Aktorja që do të zëvendësojë Hyrremin Vahide Gordum, është - TopicsExpress



          

Aktorja që do të zëvendësojë Hyrremin Vahide Gordum, është aktorja që do të interpretojë Sulltaneshën Hyrrem në sezonin e IV të serialit “Sulejman i Madhërishëm”. Aktorja Meryem Uzerli nuk do të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të serialit. Ajo do të mungoj nga sezoni final i serialit për shkak të gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore, raportuan mediat turke, të cilat sqaruan më tej se aktorja është larguar nga Turqia duke u kthyer në vendlindjen e saj, në Gjermani. Me të në Gjermani ka shkuar edhe i fejuari i saj, Can Ates. Një aktore italiane në serial Në sezonin e 4-ët në serial do të futet gruaja e Princit Selim, Nurbanu Hatun, e cila më pas do të bëhet Sulltaneshë pasi Selimi bëhet sundues i Perandorisë Osmane. Mendohet se ajo mund të ketë qenë ose një fisnike nga Venecia ose spanjolle me origjinë. Nurbanu pati 4 fëmijë me Selimin 3 vajza dhe 1 djalë (Murad III, Esmehan Sultan, Fatma Sultan, Sah Sultan). Muradi III trashëgoi fronin duke u bërë Sulltan për 9 vjet, transmeton ikub/ Kështu Nurbanu udhëhoqi haremin si Valide nga 1574 deri me 1583. Vdiq me 1583 në Stamboll. Thuhet se personazhin e saj do ta realizoje aktorja me origjine italiane Denise Capezza. Arkitekti shqiptar që u dashurua me vajzën e Sulltanit Një tjetër personazh shqiptar shumë i rëndësishëm në Perandorinë Osmane do të futet në serial, pikërisht Mimar Sinani. Mimar Sinani (i vërtetë) lindi në 1490 dhe vdiq në 1588, ishte një shqiptar me profesion arkitekt. Ai është dizenjuesi i shumë xhamive ku më e rëndësishmja është Xhamia Sulejmanie e ndërtuar me urdhër të Sulltan Sulejmanit. Gjithashtu ka dizenjuar dhe Xhamine e Sulltaneshës Mihrimah dhe thuhet se ka qene i dashuruar me Sulltaneshen Mihrimah. Ndër punimet e tjera numërohen shumë; ndërtoi 84 Xhami, 52 mesxhide, 57 medrese, 7 Spitale, 22 mazoleume, 17 streha për të varfërit, 5 ujësjellësa, 8 ura, 20 hane dhe 48 hamame. Ai do të interpretohet nga aktori i njohur Gürkan Uygun, i njohur në rolin e Memati në serialin “Lugina e Ujqërve”! Gruaja e dytë e pasardhës Mustafait Në serial do të futet një personazh tjetër, Rumeysa Hatun, motra e Gabrielës e cila do të bëhet gruaja e pasardhës Mustafait. Ajo ishte gruaja e tij e dytë, pas Ayse Hatun me të cilën pati një vajzë. Me Rumeysen ai pati 4 fëmijë; 2 vajza (Handan Sultan, Mihrisah Sultan) dhe 2 djem (Sehzade Mehmet, Sehzade Orhan). Dilefruz do të thotë diçka shumë e veçantë kurse Rumeysa do të thotë ylli më i madh. Nga kuptimi i emrave që ai i vuri duket se sa i lidhur ishte ai me Rumeysen. Kivanc Tatlitug, Princ Selimi në serialin “Sulejmani i Madhërishëm” Aktori i famshëm turk Kivanc Tatlitug i njohur per rolet e suksesshme në serialet ‘Gymysh’, ‘Ezel’ dhe së fundmi në “Kuzey Guney”, do të jetë pjesë e serialit më të ndjekur turk të momentit Sulejmani i Madhërishëm. Ai do të luaj rolin e Princ Selimit në moshë të rritur. Kivanc Tatlitug, ka arritur nënshkrimin e kontrates me ‘TIMS Production’ për sezonin e katërt të serialit që ka arritur një audiencë të konsiderueshme në shumë shtete të Ballkanit, Emirateve të Bashkuara dhe në Europë. Kivanc do jetë prezent me rolin e Princ Selimit gjatë gjithë sezonit të fundit të Sulejmanit të Madhërishëm, personazhi i të cilit do të bëhet edhe Sulltani i Turqisë. Lajmi u bë i ditur nga gazeta të ndryshme turke, ndërsa xhirimet e sezonit të katërt dhe të fundit do të fillojnë nga muaji shtator, në ‘cast-in’ e të cilit pritet të jenë edhe dy aktorë të tjerë të famshëm KR-Hyrrem
Posted on: Sun, 04 Aug 2013 21:28:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015