Al-Capone, historia e simbolit të mafies që synoi politikën 50 - TopicsExpress



          

Al-Capone, historia e simbolit të mafies që synoi politikën 50 fakte të jashtëzakonshme nga jeta e gangsterit më të madh në botë 1. Mund të jetë e çuditshme por është e vërtetë. Evenimentet më të rëndësishme në jetën e Al Capones ka qenë në një muaj, por në vite të ndryshme. Duket se janari është muaji i gangsterit. Ka lindur në janar, është lënë i lirë po në muajin janar dhe ka vdekur po në këtë muaj. 2. Al Capone është një nga gangsterët më të njohur të Amerikës është një nga simbolet më të rralla kundër ligjit në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 1920. Capone kishte një rol të rëndësishëm në aktivitet e jashtëligjshme në Chicago. 3. Capone lindi më 17 janar në 1899, në Brooklyn, Neë York. U pagëzuar me emrin “Alphonsus Capone,”. Ai u rrit në një lagje të vogël dhe ishte një nga pjesëtarët e një bande “kid gangs”. 4. Alphonse Capone emri i rij me prindër që ishin emigrantë italianë. Capone u vendos në Çikago në vitin 1919 dhe shumë shpejt u ngjit në hierarkinë e mafies. 5. Al Capone është përjashtuar nga shkolla në klasën e gjashtë në moshën 14-vjeçare. Arsyeja e përjashtimit nga shkolla ka qenë rrahja e mësues në klasë. Më vonë ai u bë pjesë e një bande famëkeqe “Five Points”, në Manhattan. 6. Nikname i Al Capone ishte “Scarface”. Ai e mori këtë pseudonim pasi ishte sulmuar nga vëllai i tij. Në moshën 16-vjeçare, ai kishte mbi shpinë akuza të tilla si rrahje, grabitje dhe vjedhje kështu i dha lamtumirën Nju Jorkut për t’i thënë mirë se të gjeta Çikagos 7. Në vitin 1918, Capone ka takuar në Irish gjatë një kërcimi një vajzë të quajtur Mary “Mae” Coughlin. Në 4 dhjetor të 1918, Mae ka lindur djalin e tyre, Albert “Sonny” Francis. Capone dhe Mae u martuan më 30 dhjetor të këtij viti. 8. Ndërsa Al Capone mund të konsiderohet një i burgosur i famshëm duke qenë një prej gangsterëve që është përjetësuar në shumë në filma hollivudianë. 9. Ka filluar aktivitetin e tij kriminal me kontrabandën e alkoolit, e u mor më pas me kumarin dhe prostitucionit. Në moshën 26-vjeçare ai mori drejtimin e familjes, pasi Torrio u plagos në një luftë bandash. 10. Capone njihej gjithashtu si njeri shumë i dhunshëm; këtë e provon sidomos roli i tij në “orkestrimin” e Masakrës së Shën Valentinit në vitin 1931, ku u vranë rivalët e tij kryesorë. 11. Sipas të dhënave banda që ai drejtonte ishte e para që vuri në përdorim automatikun e markës “Tompson”. Capone ishte cilësuar si një Ford dhe Rokfeler me pistoletë në sqetull 12. Capone ka deklaruar se, “duhet të pranoj se Napoleoni është gangsteri më i madh i të gjitha kohërave. Unë vetëm kam tregtuar birë dhe uiski. Ato i blinin njerëzit më te respektuar në qytet. Unë nuk kam bërë asgjë më shumë, vetëm se kam kënaqur kërkesat e të gjithëve. Pa shikoni; ata që më shumë se të gjithë më kanë sjellë fitime, tani ngrenë zërin më fort se të gjithë kundër meje! Ata duan të më rrasin brenda, ndonëse të gjithë këta njerëz kanë qenë klientët e mi”. 13. Al Capone fitonte në javë 100 mijë dollarë. Por, jo vetëm kaq. Një vilë për merak, një makinë “Cadillak” e blinduar që peshonte 7 tonë, një shpurë badigardësh, por mbi të gjitha drejtues i tregut të uiskit në të gjithë Çikagon, e bëri atë pa diskutim më të famshmin dhe më të pasurin. 14. Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë amerikane gangsteri më i njohur i viteve ’20 kishte nën kontrollin e tij monopolin e tregtisë së birrës dhe të uiskit. 15. Është arrestuar dy herë dhe në dosjen e tij penale ka një seri akuzash. Kontrabandë pijesh, , mospagim taksash, vrasje dhe pagesa për vrasje, gjithashtu një tjetër vepër penale që është akuzuar Capone është direkt për masakrën e Shën Valentinit. 16. Familja e Al Capone është larguar nga qyteti i Çikagos në vitin 1920 pas vdekjes së të atit. Ka një seri cilësimesh. Al Capone është cilësuar si menaxheri i botës së krimit. Kjo për shkak të influencës që kishte në aktivitete e jashtëligjshme. Ai ishte i njohur si një njeri me temperament të dhunshëm dhe me një sens të fort besnikërie dhe ndershmërie. 17. Ai ishte i pari që hapi një mens pas vitit 1929. Kjo mensë do tu vinte në ndihmë personave që kishin nevojë dhe që nuk kishin mundësi për tu ushqyer. Ai gjithashtu kishte urdhëruar që tu jepeshin edhe rroba. 18. Al Capone është arrestuar për herë të parë në 1926 për vrasjen e tre personave. Por ka kaluar vetëm një natë në qeli sepse nuk ka pasur prova të mjaftueshme për të vërtetuar këto vrasje. 19. Kur Capone u fut përsëri në burg në maj të 1929 ai qëndroi në qeli vetëm për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe më pas është lënë i lirë. 20. Në 1930, në majën fuqisë së tij, Capone u shtua në listën e 28 kriminelëve më të keq të Chicagosdhe u quajt “armiku publik numër një” i këtij qyteti. 21. Por emri i tij nuk ishte vetëm në një qytet lokal në SHBA. FBI e shënoi në listën e saj mes 25 emrave më të inkriminuar në SHBA, Al Capone. 22. Al Capone është riarrestuar më 3 maj 1932 dhe është dërguar në Atlanta, në një burg federal për të vazhduar aty 11 vitet e burgut që ishte dënuar. 23. Qeveria e identifikon Capone për mospagim të taksave të të ardhurave. Ai asnjëherë nuk i pagoi ato, duke u akuzuar më pas për evazion fiskal. Qeveria e akuzoi se i detyrohet asaj 215,080.48 dollarë për mospagimn e taksave nga përfitimet e kumarit të tij. 24. Ka një seri padish. Padia e tretë, e akuzon Caponen për dhunimin e ligjeve në bashkëpunim. Capone u deklarua i fajshëm për tre akuza dhe me besim se do të kishte favorizim në dënimin që do të jepej për të. Por juria e cila merrej me këtë çështje nuk bëri ndonjë marrëveshje. Capones i shkoi mirë këtë herë duke u deklaruar i pafajshëm. 25. Juria e deklaroi Caponen të pa fajshëm në 18 akuza nga 23 që ai mbante mbi supe. Gjyqtari Ëilkerson e dënoi atë në total me 10 vjet burg. nga këto ai bëri vetëm 2 vjet burg, duke zbritur 1200 ditë për sjellje të mirë. 26. Gangsteri më i njohur i Amerikës që ka mbajtur mbi supe shumë akuza dhe që nuk është dënuar për të gjitha ato u lirua më 6 janar të viti 1939. 27. Është dënuar në vitin 1932. Dhe këtë dënim të marrë nga drejtësia amerikane e ka vuajtur në burgun famëkeq “Alcatraz”, Atlanta. Gangsteri i njohur u lirua pas 7 viteve. 28. Edhe në burg Capone mori kontroll, duke marrë privilegje speciale nga autoritete duke marrë një qeli të veçantë dhe të mobiluar mirë, më makin shkrimi në brendësi të saj, me qilim si dhe i fiksuar pas Eciklopedisë Britanike. 29. Gjoba që ka paguar Al Capone e dhënë nga trupi gjykues është 37.617 dollarë e 51 cent. Pas lirimit të tij nga burgu, Capone kaloi një kohë të shkurtër në spital. Ai u kthye në shtëpinë e tij në Palm Island ku kaloi pjesën tjetër të jetë i qetë. 30. Ai kishte sëmundjen e sifilizit. U diagnostifikua që në burgun e Alkatrazit. Por, ai jetoi edhe shumë vite të tjerë. Një vite para se të vdiste ai hoqi dorë nga biznesi. Gjithçka ia la bandës së tij që drejtoi me sukses, por edhe familjes. 31. Kishte kryer dënimin dhe kishte dalë nga bugu dhe jetonte i qetë në shtëpinë e tij. Por më 25 janar të vitit 1947 gangsteri më i njohur i Amerikës pësoi një infarkt, i cili i mori jetën. 32. Capone në fillim u varros në varrezat e Mount Olivet në jug të Chicago, mes varreve të babait të tij Gabriele, dhe vëllait, Frank, por në mars të 1950, eshtrat e të treve u lëvizën për tu varrosur në varrezat e Mount Carmel pjesën perëndimore të shtetit. 33. Al Capone rishfaqet sërisht, por këtë herë në filmat hollivudian. Filmat më të famshëm që kanë atë si subjekt janë, “Masakra e Shën Valentinit”, 1967, “Capone”, 1975, dhe “Të paprekshmit”, 1987, ku interpreton Robert De Niro. 34. Ka pasur një jetë të larmishme. Ka provuar akuzat, burgosjen dhe lirinë. Por edhe sëmundjen. Pikërisht sëmundja e ka kushtëzuar duke jetuar vetëm 48 vjet. 35. Capone kishte një djalë, të quajtur Albert Francis Capone, i cili vdiq në vitin 2004. Prindërit ishin emigrant i ati kishte emrin Gabriele Capone dhe e ëma e tij Teresina Raiola. 36. Al Capone kishte një motër dhe shtatë vëllezër. Gangësteri më i njohur i Amerikës ishte fëmija i katërt i çifiti emigrantësh italianë. Familja Capone kanë mbërritur në Kanada, SHBA nga Italia në vitin 1894. 37. Kishte një dobësi dhe do t’i ndihmonte në çdo rast që do të kishin nevojë. Emigrantët italianë që kishin mbërritur në Amerikë kishin në krah Al Caponen. 38. Është më e thjeshtë për tu shqiptuar, ndoshta edhe nga emri i tij e ka marrë paska famën. Al, është shkurtimi i emrit të tij, Alphonse. 39. FBI ka një dosje të madhe për gangsterin më të madh të shtetit amerikan si dhe më të njohurin deri tani. Një dosje që mban 2397 faqe ndodhet në arkivat e FBI, më bëmat krimet dhe jetën dhe dnëimit e Al Capones. 40. Trupi i Al Capones u vendos në një dhomë e cila ishte e dekoruar me qilim jeshil, me karrige dhe e dizenjuar me lule nga më të ndryshmet. 41. Trupi i Al Capones u fut në një arkivol prej bronzi i cili kushtonte 2 mijë dollarë. Ai ishte i veshur me një kostum ngjyrë blu, tipik të gansterëve, një këmish të bardhë, kollare të zezë dhe çorape të zeza dhe me një palë këpucë klasike të bardha. 42. Me mijra dollarë janë hedhur për të blerë lulet që do të vendoseshin në varrin e gangsterit më të madh të Amerikës. 43. Në ditën e varrimit një prift katolik ka qenë ai që ka mbajtur fjalën. Dhe për të gjithë këtë është kujdesur bashkëshortja e tij Mae dhe familja e tij. 44. Shumë njerëz nga vende të ndryshme të botës kanë vizituar varrin e Al Capones. Ata kanë lënë aty para, shishe me birrë, cigare si dhe armë plastike. 45. Duket se veç aktiviteteve kriminale, ai nuk ka lënë pas as ato sportive. Ishte një ndjekës i rregullt i beizbollit, ku nuk i shpëtonte asnjë ndeshje. Madje disa herë shkonte dhe luante vetë. 46. Ai që për vite me radhë ka qenë pas Al Capones dhe ka hetuar llogaritë e tij bankare është agjenti Frank Ëilson. 47. Përveç se është cilësuar si një nga gangsterët më të madh një Amerikës, ai kishte edhe idhuj në muzikë. Përveç anës së egër tashmë e shohim Caponen në atë më të mirë. Ai ishte fans i një grupi zhazi të quajtur “Neë Orleans”. 47. Meqë në Alcatraz ai shfaqi shenja të sifilizit, Al Capone i kaloi vitet që i kishin mbetur në një spital dhe është liruar në 16 Nëntor 1939, por ende kishte për të paguar gjobat dhe shpenzime gjyqi në një shumë të mbetur prej $37 617.51. 48. Pasi u lirua, ai kaloi disa kohë në spital e më pas shkoi të qetësohej në shtëpinë që kishte blerë kohë më parë në Palm Island, Florida. Sistemi nervor dhe sidomos truri po degradonin me shpejtësi për shkak të sifilizit, ndaj ai kurrë nuk u kthye në Cikago në mënyrë publike, pasi ishte i paaftë që të merrej me politikën e mafies. 49. Në vitin 1946, mjeku i tij dhe një psikiatër nga Baltimora konkluduan se, Al Capone kishte mentalitetin e një fëmije 12-vjeçar dhe kjo vetëm nga dëmtimi i trurit. Al Capone banoi në Palm Island me gruan e tij dhe një rreth të ngushtë familjar deri sa vdiq nga pneumonia në 25 Janar 1947. 50. Në varrimin e tij morën pjesë 10 mijë veta dhe arkivoli kushtoi 2 mijë dollarë. Kush është gangsteri më i madh i të gjitha kohërave, për të cilin janë thurur dhjetëra legjenda, janë xhiruar 4 filma dhe që do të mbahet mend edhe për thënien e famshme përpara gjykatësve: Ju jeni klientët e mi. Por edhe për epitafin në varrin e vet: “Faleminderit Jezusi im!”.
Posted on: Wed, 09 Oct 2013 20:10:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015