Allegri: Të rikthehemi te fitorja me Chievon Massimiliano - TopicsExpress



          

Allegri: Të rikthehemi te fitorja me Chievon Massimiliano Allegri përpiqet të fshehë pas buzëqeshjes së tij situatën e tensionuar që po kalon Milani, shoqëria dhe vetë ai në stiolin e kuqezinjve për shkak të rezultateve te dobëta deri në këtë pikë të sezonit. Tekniku livornez kërkon të shrfyjë zhurmën mediatike për të evituar presionin ndaj skuadrës së tij në prag të ndeshjes delikate në transfertën e Veronas kundër Chievos. “Unë dhe djemtë duhet të mendojmë vetëm për fushën e lojës. Duhet të marrim patjetër një rezultat pozitiv në Verona sepse në tre takimet e fundit kemi regjistruar vetëm një pikë. Pas kësaj transferte na pret një periudhë e gjatë pushimesh, e rëndësishme për të rikuperuar De Sciglio dhe El Shaaraëy. Stephan është shumë i rëndësishëm për ne dhe kam besim se do të na ndihmojë shumë në të ardhmen. Shpresoj që të thyejmë mallkimin pa fitore në transfertë pasi nuk na shkon për shtat një statistikë e tillë. Por për të arritur te fitorja duhet të zhvillojmë një ndeshje me intensitet sepse Chievo mbetet një skuadër e organizuar”. Alleëgri përqëndrohet edhe në aspektin taktik të skuadrës së tij. “Kaka nuk është një lojtar që mund të luajë në krahë. Ai duhet të luajë si një sulmues i fshehur dhe unë do të përpiqem ta aktivizoj sa më shumë që të jetë e mundur. Gjithashtu do të punoj për të vendosur të gjithë lojtarët në pozita komode, ku ata ndihen më mirë. Por nga ana tjetër dua të shtoj se kam qenë i kushtëzuar për ta arritur këtë objektiv për shkak të mungesave tyë shumta”. Në fund edhe një koment për dyshen drejtuese të MIlanit gjatë viteve të fundit. “Në jetë kanë rëndëis vetëm rezultatet dhe Galliani e Berlusconi e kanë bërë Milanin klubin me më shumë trofe në botë”. Një fjali e qartë dhe korrekte për të mos shkuar edhe më rtej me polemikat ku është përfshirë administratori i deleguar, Adriabno Galliani, i cili rrezikon largimin nga shoqëria ku ka punuar për rreth 3 dekada.
Posted on: Sat, 09 Nov 2013 13:46:04 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015