Ancient Illyria Lajmtari i Shqypenies (L’araldo d’Albania), - TopicsExpress



          

Ancient Illyria Lajmtari i Shqypenies (L’araldo d’Albania), Organ Xyretare i Keryekomitetit Dreitare (Organe Ufficiale del Comiteto Centrale Direttivo), del në Romë që nga viti 1904, por neve na ran ë dorë numri 12 i vitit të dytë (1905), me artikuj shqip si Tërmeti I Shkodrës, Fillet e Shqyptarëve, apo italisht, si: Giorgio Kastriota-Skanderbegh, Ortografia Albanese, Una conferenza sull’Albania, L’elemento latino nell’equilibrio balkanico, Per le vitime di Scutari in Albania, etj. Në faqen e 8-të jepet një banknotë e vjetër shqiptare me këtë tekst: “Atedhetarë! Po cesim ketu trusmet e pustullave t’Uhaes Kombetare bae per mbas te preemeve te Kuvendit te Bukureshtit. T’i mbushet mendeja atedhetareve ci Shcypenien t’one s’kena m’e bae ne vedi vechse me malle e me gjak t’one. Mict e Shcypenies kane me na nimue: por nuk do te presim peshtim prei tiereve, kuer vete kursehena per atedhene t’one. E pra se i tsili t’a keet fucien, le te hapin doren per me marre keto postulla, e m’e i-u bae ndime atedheut. Se e tsila pustull kushton 10 (dhete) frank. Paret do te chohen Arketarit te Kryekomitetit ne Rome, Xot. Cesare Rivera, Corso Vittorio Emanuele, 101, Roma (Italia). Kryekomiteti. Në faqen e dytë, në kuadrin e rubrikës Këndimtarëve, lexojmë: “I-u baime me dite kendimtareve te Laimtarit ne Rumanie, ci paghesat per Laimtare e per Gramatike Schyp, te dergohen Xot. Aleksi Drenova, Bucarest (Rumenia), Calea Vacaresti 136.” Në faqen e fundit jepet një hartë e Shqipërisë etnike me këtë nëntekst: “L’Albanie deve essere una ed independente ed estesa nelle sue naturali provincie: L’Hylliria, la Macedonia, l’Epiro e la Tessalia. L’Albania degli Albanesi.” Ballina e Lajmtarit të Shqypnisë - 1905 images.search.yahoo/images/view;_ylt=A0PDoTAnlDVS4xQAAN.JzbkF;_ylu=X3oDMTFxaGNsN20zBHNlYwNzcgRzbGsDaW1nBG9pZAM5MDFmZTM1MzVlMmM4MzFlM
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 13:48:20 +0000

Trending Topics




© 2015