Anglezët mobilizojnë forcat zogiste kundër gjermanëve Gjatë - TopicsExpress



          

Anglezët mobilizojnë forcat zogiste kundër gjermanëve Gjatë periudhës së luftës (1940-1944) forcat aleate anglo-amerikane, të cilat kishin një prani misionesh ushtarake shumë të madhe në Shqipëri, përveç luftës që bënin vetë kundër forcave gjermane, u morën edhe me mobilizimin e forcave partizane e atyre nacionaliste, duke i organizuar ata në luftë kundra italianëve dhe gjermanëve. Në një dokument arkivor që mban datën 16.IX.1944, të cilin po e botojmë të plotë, pasqyrohet më së miri përkrahja e madhe e anglezëve ndaj forcave zogiste të kryesuara nga major Abaz Kupi dhe organizimi i tyre në luftën kundra gjermanëve. Në atë dokument shkruhet: "Shteti Shqiptar. Komuna e Dushit. Nr. 1 Res. Personal. Qerret me 16.IX.1944. P.T. Prefekturës Shkodër. Simbas Urdhënit verbal tAsaj P.T. Prefekture, për me njoftue mbi situatën e këtij rajonit, kemi nderin me ju vue në dijeni për sa poshtë vijon: Më datën 12.IX.1944 janë mbledhë në katundin Kabash Ymer Bardhoshi, Xhemal Laçi dhe Pashka Curri të tre komandanta të Partisë Zogiste, po në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe një kapiten Englez i ardhur në datë 10 të këtij mueji prej Tropojet, në bisedimet që kanë ba Englezi i ka propozue qi fuqia e tyne duhet të jetë 120 vetash e jo ma shumë dhe kjo ka me kenë e fornizueme prej tij me gjana ushqimore dhe me u komandue prej Ymer Bardhoshit dhe Pashka Currit, sa për Xhemal Laçin, këtij i kanë thanë se nuk mundemi me të mbajtë në shërbim mbasi ti ke kenë oficer i ushtrisë italiane Fashiste dhe në këtë vit ke regjistrue ma se 80 gjindarmë dhe ia ke dorzue major Dod Nikollit për me luftue kontra Nacional-Çlirimtarvet. Pra ky menjëherë ka shpërnda fuqinë që kishte dhe me 20 vetë më datën 14 të këtij mueji tue përshkue rajonin e kësaj komune asht nisë për në katundin Reç të Malcisë së Madhe për me u takue me zogistat e atjeshëm. Shtojmë se kapiteni në fjalë ka urdhërue Ymer Bardhoshin dhe Pashka Currin qi të përgatiten me sulmue kolonat gjermane në rastin qi kalojnë nga ky rajon. Populli i këtij rajoni, përveç këtyne qi janë në arrati, dëshirojnë me u marrë me punët e veta dhe nuk janë fare të mejtimit qi të bashkohen me këta për me sulmue gjermanët, për këtë kanë ndërmënd me ba nji mbledhje dhe me njoftue sulmuesat qi mos të prekin ushtrinë, se në rast të kundërt kanë me u shtrëngue qi të dalin edhe populli mbarë kundra tyre, kështu që kjo çështje deri më sod ka ngelë në heshtje. Më datën 13 të këtij mueji, ka ardhë prej Tiranës ku kishte shkue me u marrë vesht me Abaz Kupin, i quejtuni Sait Kryeziu i cili ka udhëtue nëpër Mirditë dhe me datën e sypërme ka kalue nëpër Qafë të Malit me drejtim për në Gjakovë, ky në bisedimin që ka ba me disa persona paska shkue me ba nji bashkim me Abaz Kupin për me luftues së bashku me Nacional Çlirimtarët kundra okupatorit, dhe se këtij qëllimi nuk ja paska arrijtë, se nuk ka ndigjue Bazi. Pra ky e ka vendosë që ti sulmojë me fuqitë e veta. Kryetar i Komunës së Vermoshit dhe zv/ kryetar i Komunës së Dushit. Hysen Abdyrrahmani, firma, vula. (A.Q.SH. Fondi 346. Viti 1944. Dosja 49. Fl. 113)
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 15:03:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015