Atë që dëshiron...Me kalimin e kohës do të kuptosh që n.q.s. - TopicsExpress



          

Atë që dëshiron...Me kalimin e kohës do të kuptosh që n.q.s. do rrish në krah të personit të dashur vetëm për të shoqëruar vetminë tënde, do përfundosh duke mos dashur ta shohësh më...Me kalimin e kohës do kuptosh që miqtë e vërtetë vlejnë më shumë se çdo sasi parash...Me kalimin e kohës do kuptosh që miqtë e vërtetë numërohen me gishta, dhe që ai që nuk lufton për të ruajtur miqësinë e tyre herët a vonë do përfundojë i rrethuar me miqësi të rreme...Me kalimin e kohës do kuptosh që fjalët e thëna në një moment në ikje e sipër mund të lëndojnë personin tjetër përgjatë gjithë jetës...Me kalimin e kohës do të kuptosh që n.q.s. ke lenduar rëndë një mik/e, ka shumë mundësi që shoqëria të mos jetë kurrë më e njëjtë...Me kalimin e kohës do të kuptosh që çdo experiencë e jetuar me çdo person është e papërsëritshme...Me kalimin e kohës do të mësosh të ndërtosh gjithçka mbi të sotmen, pasi e nesermja është shumë e pasigurtë për të bërë plane… Me kalimin e kohës do të kuptosh që t’i sforcosh gjërat që të ndodhin, do të bëjë që në fund të mos jenë siç i prisje...Me kalimin e kohës do të kuptosh që në të vërtetë më e mira nuk ishte e ardhmja, por momenti që po jetoje në ato çaste. Me kalimin e kohës do të kuptosh që të tentosh të falësh apo të kërkosh falje, të thuash se dashuron, të thuash që të ka marr malli, të thuash që ke nevojë, të thuash që do të bëhesh mik/e përpara një varri, nuk vlen më!!!
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 09:47:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015