Azem Hajdari, nga nesër do prehet në varrezat e Dëshmorëve të - TopicsExpress



          

Azem Hajdari, nga nesër do prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit Tiranë, 11 shtator, “impakt.al” – Nga dita e nesërme, Azem Hajdari, i shpallur si “Hero i Demokracisë”, do të prehet në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, shoqëruar me një ceremonial të veçantë zyrtar. Kështu, siç bëhet me dije për “impakt”, nga burime të Bashkisë së Tiranës, personalitete të larta të jetës politike, studentë të Dhjetorit ‘90, intelektualë, nismëtarë të lëvizjes për demokraci, miq, shokë dhe kolegë të Azemit, do të kryejnë homazhe për nder të tij e më pas, do ta përcjellin për në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Kujtojmë se Azem Hajdari, përveçse titullit “Hero i Demokracisë” mban edhe titullin më të lartë të Republikës, “Urdhërin e Flamurit”, si edhe urdhrin më të lartë në Republikën e Kosovës, “Medaljen e Lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”, të dhënë nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova. Sikundër, Azem Hajdari është edhe Qytetar Nderi i Tiranës, e në të njëjtën kohë, pothuajse edhe i të gjitha bashkive dhe komunave të Republikës së Shqipërisë. Aktiviteti politik i Azem Hajdarit: - Dhjetor 1990 – Udhëheqës i Lëvizjes Studentore; - Deri Shkurt 1991 – Kryetar i Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike; - 1991-1993 – Nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe anëtar i Komitetit të saj Drejtues; - 31 mars 1991- Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shkodrën; - 22 mars 1992 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Shijakun; - 26 maj 1996 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Bulqizën; - 29 qershor 1997 – Deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë për Tropojën; - 1992-1996 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Rendin Publik dhe SHIK-un; - Nëntor 1996 – Kryetar i Sindikatave të Pavarura Shqiptare; - Qershor 1997 – Kryetar i Komisionit Kuvendor për Mbrojtjen Kombëtare; - 1995 – 1998 – President i klubit të futbollit “Vllaznia” – Shkodër dhe president i Federatës Shqiptare të Arteve Marciale. ”impakt.al” impakt.al/aktualitet/azem-hajdari-qe-nga-neser-ne-varrezat-e-deshmoreve-te-kombit
Posted on: Wed, 11 Sep 2013 12:08:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015