Bakllavaja gjirokastrite Pavarësisht lulëzimit ekonomik të - TopicsExpress



          

Bakllavaja gjirokastrite Pavarësisht lulëzimit ekonomik të qytetit të Gjirokastrës në fillim të shekullit të kaluar, mjedisi shoqëror ishte i ngarkuar me konservatorizëm e fanatizëm ekstrem. Vajza kur martohej, shkonte një herë në vit për të takuar prindërit. Një zakon i tillë ka kapërcyer mbi 3 shekuj. Ndërsa në gatim ndiheshin mirë. Ngjarje për to ishin festat e përbashkëta, sidomos dasma. “Mblidheshin bashkë, punonin si në një orkestër e vetme që nusja të përgatitej e të dilte sa më mirë”, thotë Andon Lula. Sipas tij, përgatitjet për dasmën shkonin gati një javë, nga e hëna në të diel, derisa përcillej nusja. Sipas traditës, të gjitha ditët e javës ishin të pasura me gatime të veçanta, qerasje e aktivitete. Në dekorin e dasmës e veçantë ishte bakllavaja që shtrohej me 80 e 100 pete. Dikur bëhej sa pëllëmbë e dorës dhe ishte “mbretëresha” e çdo trapezi, siç është sot një tortë e madhe. Nikoqiret e kohëve të largëta, viheshin në garë, kush ta përgatiste më mirë, duke lehtësuar zonjën e shtëpisë. Puna për përgatitjen e bakllavasë niste me zënien e brumit dhe hapjen e petëve që duhej të ishin të holla, si kartë cigari. Kur mbaronte puna, këndohej dhe një këngë, me vargje si këto “Kjo shtëpia veseli, moj veseli / Çka shtruar këtë sini / Bakllava e revani / Kush e ka holluar / I lumçin duart”. Pas mishit të pjekur që shtrohej pas orës 12.00, të gjithë mysafirët i kishin sytë tek bakllavaja. Ajo shtrohej kur ndonjë nga burrat, e kreut të trapezit, lëshonte zërin që ta dëgjonin të gjithë me një frymë, “nxirreni bakllavanë se na u bë syri filxhan, të shikojmë dorën e zonjës së shtëpisë”. Në fund dasmorët largoheshin një e nga një, merrnin nusen nga dora dhe së bashku ndiznin qirinjtë në dritaret e shtëpisë, për ti treguar të nesërmen botës se dasma kaloi mirë e deri në të gdhirë.
Posted on: Wed, 30 Oct 2013 16:42:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015