❝Bashkimi Evropian është asociacion i bashkimit të shteteve - TopicsExpress



          

❝Bashkimi Evropian është asociacion i bashkimit të shteteve komb, jo bashkim i qytetarëve në shtetin evropian. Sipas këtij rregulli, si do të shpjegohej prania në BE e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë së sotme. Si do ta quajnë Kosovën anëtare të bashkimit evropian, shtet i cilit komb? Multietnik? Pastërtia etnike në Kosovë është 94%! Shqiptarët e Maqedonisë, të Kosovës Lindore, të Malit të Zi e të tjerë automatikisht do të kalonin në pakica etnike të këtyre shteteve, anëtare të Bashkimit Evropian. Nga kjo del se hyrja në BE e shteteve ballkanike ofron lehtësira të mëdha, në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe kapitalit, por e çimenton edhe më shumë, çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan. Do të ishte e ndershme që forcat politike dhe intelektuale në Shqipëri, Kosovë e në Maqedoni të akordohen në funksion të formimit të shtetit-komb, i cili do të ndihej komod në BE. Komod do të sillej, edhe në rast se një ditë ky bashkim vullnetar i shteteve evropiane do të shpërbëhej. Frazeologjia e përditshme kastës politike shqiptare (Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni) se bashkimi do të ndodhë në Bruksel, në kuadër të bashkimit evropian, të sjell në dilemë: Janë këta injorantë apo mashtrues? Apo edhe njëra edhe tjetra?❞ ❝Më 2006, kryetarët dhe n/kryetarët e bashkive të Tirolit të Jugut (nën mbizotërimin italian) firmosën një peticion ku kërkonin që preambuli i Kushtetutës austriake të përfshinte mbrojtjen e pakicave gjuhësore historikisht të lidhura me Austrinë dhe kjo e fundit të tutelonte të drejtën e vetvendosjes së popullit tirolez. Qartazi austriakët e Italisë nuk e ndjejnë veten të bashkuar brenda BE me shtetin amë dhe edhe pse jetojnë në provincë autonome dygjyhëshe nuk ndihen mjaftushmërisht të lirë nën regjimin demokratik italian. Qartazi nëse historia e bashkimit nën flamurin BE nuk vlen për të tjerët, nuk mund në asnjë mënyre të vlejë për ne.❞ ❝Shumë thjeshtë, nëse ne në Sh. Veriore bashkohemi njësoj si me serbët si me Sh. Perëndimore, atëherë ky nuk është bashkim kombëtar.❞
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 00:51:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015