Bidati (Risija) dhe llojet e tij... Pershkak të rrezikshmerisë - TopicsExpress



          

Bidati (Risija) dhe llojet e tij... Pershkak të rrezikshmerisë së bidateve e shohim të arsyeshme të shkruajm dicka shkurt në lidhje me të dhe llojet e tij,, e ajo si më poshtë: Bidatet ndahen në dy grupe: 1- Në grupin e parë hynë bidatet që kanë të bëjnë me jetën e përditshme të njerëzve siç janë: shpikjet e ndryshme shkencore në fusha të ndryshme të jetës. Këto lloj bidatesh janë të lëjuara. Sa i përket gjërave lidhur me traditën, ato nuk mund të quhen bidat në fe edhe pse në kuptimin gjuhësor e kanë këtë emërtim, e si pasojë janë të lejuara, ngase vërejtja e të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem), nuk ka të bëjë me ta. (“Mexhmu’uthemin” vëll, 1, fq, 29). 2- Në grupin e dytë hyjnë bidatet që kanë lidhje me fenë. Këto bidate janë të ndaluara rreptësisht sepse Profeti ka thënë: “Çdo vepër që nuk i përket fesë sonë është e refuzuar.” (Buhari Muslimi). Llojet e bidateve në fe janë dy lloje: 1- Bidate që kanë lidhje me besimin, siç janë besimet dhe thëniet e gabuara të grupeve të humbura për çështje të ndryshme të besimit. 2- Bidate që kanë të bëjnë me adhurime të ndryshme, dmth: afrimi tek Allahu nëpërmjet një adhurimi që nuk është vendosur as nga Allahu xh.sh as nga i Dërguari i Tij a,s. Ky lloj ndahet në disa pjesë: - bidate që kanë të bëjnë me kryerjen e adhurimeve që nuk kanë bazë në islam, si psh: falja e një namazi, që nuk bazohet në asnjë argument të saktë. - Bidate që i shtohen një adhurimi të lejuar, si p.sh: falja e një rekati të pestë pas namazit të drekës apo ikindisë. - Bidate që kanë të bëjnë me kryerjen e një adhurimi të lajuar në një mënyrë të ndaluar, sip ash: përmendja e Allahut me zë të lartë nga një grup njerëzish. - Bidate që kanë të bëjnë me caktimin e një kohe që nuk është caktuar nga islami për kryerjen e një adhurimi të lejuar, si psh: caktimi i ditës së katërmbëdhjetë të muajt shaban për të agjëruar dhe për tu falur. Ska dyshim se në origjinë, agjërimi dhe namazi janë adhurime të lejuara, por caktimi apo veçimi i një dite nga ditët e tjera për to duhet të bëhet me argument. Bidatet nuk janë të një llojta por janë disa lloje: - Disa bidate janë kufër, siç është rasti i tavafit reth varreve, apo bërja e kurbanit për to, apo lutja e të vdekurve e tj. - Disa të tjera konsiderohen si mjete që të cojnë drejtë kufrit, siç është rasti i ndërtimi i ndërtesave sipër varreve po falja e namazit drejtë tyre. - Disa të tjera janë gjynahe në besim, siç është rasti i thënieve të disa sakteve të humbura si: “el Hauarixh” apo “el Kaderije” apo Mirxhit, e tj. - Disa të tjera janë thjeshtë gjynahe, siç është rasti i lënies së martesës, apo i agjërimit duke qëndruar në diell. (Shih: “El I’tisam” të imam Shatibiut, vëll, 2, fq, 37.) - Ndërsa disa bidate janë thjesht mekruh (të qortuara), sikurse është duaja e përbashkët në vigjilje të natës së Arafatit, përmendja e sunduesit gjatë hudbes së xhumasë, siç pohon Ibn Abdus Selam esh Shafiu e tj. Sikurse e ka permendur kete imam Shatibiu ne: (“El I’tisam” vëll, 2, fq, 37).
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 20:56:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015