Binjaket me baballare te ndryshem, nje grua qe mbajti ne bark per - TopicsExpress



          

Binjaket me baballare te ndryshem, nje grua qe mbajti ne bark per 46 vjet “femijen” e saj te vdekur, nje tjeter qe lindi 8 femije apo burri qe u zgjua nga koma pas 19 vjetesh. Histori te pabesueshme, por te verteta qe mjekesia eshte perballur keto vitet e fundit. Ne janar te vitit 2009, Nadia Suleman, nje grua kaliforniane, nene e 6 femijeve lindi edhe 8 te tjere. Gjate ekografise se fundit, vetem 7 prej tyre ishin te dukshem. Por ne momentin e lindjes doli ne drite edhe femija i tete. Nje ekip prej 46 personash, mes mjekeve dhe infermiereve ndihmoi Nadian te linte femijet e saj brenda 5 minutash, plot nente jave e gjysme me pare nga data e parashikuar per lindje. Femijet ishin ne gjendje te mire dhe peshonin nga 820 gram deri ne 1,54 kg. Sipas mjekeve kjo shtatzeni e pazakonte eshte shkaktuar nga trajtimi i fertilitetit te ciles nena i ishte nenshtruar. Ne SHBA deri ne ate kohe nuk kishte ndodhur qe nje grua te sillte ne jete plot 8 femije.
Posted on: Thu, 11 Jul 2013 08:33:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015