Boll! Mjaaaft, Sali Berisha! Ti po i ve një emër të vjetër - TopicsExpress



          

Boll! Mjaaaft, Sali Berisha! Ti po i ve një emër të vjetër luftës tënde reale. Ti quan luftë klasore të shqiptarëve, luftën tënde të egër për pushtet. Por ti e ke humbur këtë luftë njëherë e përgjithmonë. Ti, qesharakërisht, po gjëmon me shumë vonesë kundër bllokmenëve. Dhe po gjëmon më shumë akoma tani, kur sheh që të gjithë ata, bllokmenët e vërtetë, janë degdisur në botën tjetër duke dhënë frymën e fundit paqësisht, me kokat mbi jastëkët me pupla. Asnjëri syresh nuk u nxor para grykave të armëve, si në skenarët që ata patën realizuar për gjysmë shekulli me kundërshtarët e natyrshëm dhe me shokët e maleve partizane. Ti u kujdese që bllokmenëve të mos u prekej qimja, se e tillë qe detyra që të vunë ata vetë, në kohën e frikshme të ndërrimit të qiejve. Nuk mund të jenë tani më të urryer se ata, këta “bllokmenët e tu të rinj” pa asnjë mëkat parahistorik. Por, ama, ti ke të drejtë që i urren dhe i lufton. Ne të kuptojmë: këta errësuan dhe po shuajnë diellin tënd.
Posted on: Mon, 16 Sep 2013 21:05:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015