Borussia Dortmund “qan” mungesën e Subotiç Në kampin e - TopicsExpress



          

Borussia Dortmund “qan” mungesën e Subotiç Në kampin e Borussias së Dortmundit ka rënë heshtja. Dy humbjet radhazi dhe për më tepër dëmtimi i rëndë i qëndërmbrojtësit Subotiç po shkakton probleme te drejtuesit dhe trajneri sepse skuadra ka përpara një sezon të gjatë. Drejtori i përgjithshëm i Borussias së Dortmundit, Michael Zorc u shpreh i hidhëruar për këtë lajm, sepse lojtari serb nuk do ta ndihmojë dot skuadrën për të paktën 6 muajt e ardhshëm. Nga ana tjetër, edhe trajneri Jurgen Klopp e pranon se dëmtimi i 24-vjeçarit është një lajm i tmerrshëm për skuadrën e tij që po kalon një moment të vështirë pas humbjes kundër Arsenalit që vë në dyshim vazhdimësinë në Champions League dhe atë kundër Wolfsburgut që e zgjeron në -4 diferencën me Bayernin e Munich.Nuk ka qëndruar në heshtje as sulmuesi Marco Reus, i cili ka shprehur keqardhjen që skuadra po kalon një moment negativ pas dy humbjeve të pësuara javën e fundit. Gjithsesi, në grupin e nënkampionëve të Europës nuk ka vend për panik pasi në dy ndeshjet e radhës që do të zhvillojnë në “Signa Iduna Park” kundër Bayernit dhe më pas ndaj Napolit, djemtë e Klopp kanë mundësinë e artë në dorë për të rregulluar situatën.
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 17:36:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015