Botërori 2014, Montolivo: Nuk e dua Brazilin në grup Historia - TopicsExpress



          

Botërori 2014, Montolivo: Nuk e dua Brazilin në grup Historia është klasike. Rikardo Montolivo do të donte të fliste vetëm për kombëtaren, por vihet nën presion nga gazetarët për të thënë komentin e tij mbi cështje të mprehta në kampin kuqezi, veacanërisht për Mario Balotelin.Te Milani po kalojmë një moment delikat, por do ta kalojmë. Unë besoj se mund t’ia dalim dhe këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë. Alegri ka kritikuar Balotelin? Misteri kurrë nuk I ka diferencuar futbollistët, nëse ka një mendim ai e thotë, këtë ka bërë edhe më Marion. Kritikat bëhen për t’u përmirësuar dhe është e drejtë të bëhen nëse shërbejnë për këtë. Marion e shoh të qetë, dhe nuk shoh diferenca me atë të Milanit. Baloteli do të largohet? Për të shkruhen gjithmonë lajme ekstreme, ose duhet të shitet ose duhet të fitojë Topin e Artë. Mario ka karakter të fortë, nuk e shoh aspak të stresuar.I pyetur mbi impaktin që Rikardo Kaka të Milani, Montolivo u përgjigj:Është një kampion i madh dhe po bën shumë mirë, ai do të na ndihmojë për të dalë nga tuneli.Përballja me Gjermaninë, edhe pse në një miqësore, për 28 vjecarin mbetet e vecantë.“Vecanërisht për mua është një sfidë e vecantë, sepse nëna ime është gjermane, që do të thotë se edhe gjysma ime është gjermane. Ideja është të mos japim pika referimi, duke qarkulluar në mesfushë, ky është moduli që na jep më shumë kënaqësi. Do ta ishte e gabuar nëse fosilizohemi në vetëm një modul. Në Europian shkuan të përgatitur, dhe kështu duhet të jemi edhe në Botëror.Dy barazimet e fundit në Grup, me Danimarkën dhe Armeninë, i kushtuan shumë Italisë, e cila nuk do të jetë kokë grupi ën finalet e Brazil 2014.Na bezdis fakti që nuk do të jemi kokë grupi, por jemi të vetëdijshëm për forcën tonë. Duhet të ndryshojmë Trendin e miqësoreve ku nuk shfaqim më të mirën tonë. Sa I përket shortit, do të doja të shmangnim Brazilin, edhe pse në Kupën e Konfederatave bëmë një lojë të mirë ndaj tyre.Sa i përket shfaqes së racizmit në stadiumet italiane Montolivo theksoi se ky mby të gjitha është një problem kulturor dhe nuk mund të zgjidhet për një ditë duke vënë rregulla të forta dhe ekstreme.
Posted on: Wed, 13 Nov 2013 19:01:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015