Bujtina e Vuktilajve është ndër më të mirënjohurat në të - TopicsExpress



          

Bujtina e Vuktilajve është ndër më të mirënjohurat në të famshmet Alpet Shqiptare. E gjendur midis maleve, tashmë është kthyer në një alternativë për ata që duan të pushojnë nga punët e përditshme dhe bizneset e tyre. Shtëpia shekullore është në kushte shumë të mira dhe rrethohet nga një panoramë mahnitëse e Bjeshkëve të Kelmendit. Ajo ka fasadë të mirë dhe të bukur me cardak të punuar me dru. Tingujt e çiftelisë, të luajtura nga i zoti i shtëpisë, do t’ju kthejnë pas në kohë dhe traditë. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës si djathi i shkrirë, ferliku e trofta tipike e Kelmendit. Të gjitha ushqime natyrale e tipike të zonës. Bujtina ofron shoqërim në mal dhe shëtitje në bjeshkë. Në oborrin e shtëpisë rriten dru frutore si qershia, kumbulla e zezë dhe dardha.
Posted on: Wed, 25 Sep 2013 14:54:13 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015