Corfu Holiday Palace 5*, Gjysëm Pensioni, Korfuz. Çmimi 293€ - TopicsExpress



          

Corfu Holiday Palace 5*, Gjysëm Pensioni, Korfuz. Çmimi 293€ për person për 7 netë për Nisje më 20 Shtator. Shtesa 55€ për transportin vajtje ardhje nga Tirana. Mirëse erdhët në Hotelin Corfu Holiday Palace! Corfu Holiday Palace Hotel (Ish-hotel Hilton), është një nga Hotelet më klasike të Korfuzit, i rinovuar plotësisht, i cili ka pritur disa nga personalitet më me famë në gjithë botën, si ish- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jimmy Carter, Kryeministrin e Spanjës, Portugalise dhe të shumicës së vendeve të Europës. Në këtë hotel janë zhvilluar edhe disa filma më famë botërore si “James Bond”, “Greek Tycoon edhe disa të tjerë. Hoteli është ndërtuar në zonën e quajtur Kanoni, në “Xenian” e vjetër, me pamjen më të bukur të Korfuzit, mbi ishullin e “Pontikonisi” që në Shqip përkëthehet ishulli i miut. Ky hotel j’u ofron një larmishmëri të madhe facilitetesh, gatimesh dhe aktivitesh sportive që zhvillohen si: Teleferiku për të zbritur në det, bouling, Sushi, Pishina të brendshme, Spa, Tenis, 6 opsione të ndryshme për ushqim, bar me muzik live, WiFi në të gjithë hotelin . Këto janë disa ndër shërbimet që JU mund të gjeni dhe qe hoteli ofron për pushuesit e tij. DHOMAT Dhomat që Hoteli ka janë: - Dhomat Teke, (godina kryesore, bungalow); - Dhomat Standarde, (godina kryesore, bungalow); - Dhomat Familjare, (godina kryesore, bungalow); Të gjitha tipet e dhomave përmbajnë facilitetet në vazhdim: - Ballkon të bollshëm/ verandë; - Vaskë/ Dush; - Ngrohje qëndrore/ Ajër të kondicionuar; - Radio nëpërmjet televizorit; - Telefon në çdo dhomë; - Mini-bar; - Televizor me antenë satelitore; - Tharëse flokësh; - Linjë wireless WiFi; Shumica e dhomave ofrojnë një pamje magjepsese mbi detin Ionian dhe mbi ishullin e Pontikonisit si dhe gjithashtu disa dhoma janë me pamje mbi liqenin e “Kalikiopulu”si dhe mbi qytetin venecial të Korfuzit – Corfu city. RESTORANTET DHE BARET Me një pamje mbi ujin e kaltër të detit Jon, të cilën do mund ta shijoni në secilin nga restorantet, të cilat ofojnë një larmishmëri të madhe gatimesh dhe pijesh, gjithmonë të shoqeruara me një buzëqeshje nga stafi tepër miqësor dhe profesional i hotelit. Mëngjesi dhe dreka shërbehen në restorantin qëndror të hotelit, të quajtur “Eptanisa”. Mund të filloni ditën tuaj me një briosh të sapo pjekur si dhe me prodhime të tjera brumi, fruta të freskëta dhe do mund të shijoni gatime tradicionale Mesdhetare dhe Ndërkombëtare për darkë në restorantin kryesor ku edhe ju mund të shikoni gatimet se si ato gatuhen dhe se si përgatiten. Netën e organizuara tematike si ato Italiane, Barbekju, netët Greke do mund të kenaqin çdo preferencë të klientëve të këtij hoteli. - “Eptanissa Grill” restoranti ynë “a la carte” ofron një larmishmëri të madhe gatimesh mishi, peshku, perimesh, të cilat do t’ju tërheqin me patjeter! - “Pool Bar” i pishinës sonë të jashtme është një tjetër “strehim” për klientët tanë. Gjatë ditës do mund të shijoni koktejle të freskëta, lloje kafesh të ndryshme snaks të ndryshme tepër të shijshme si dhe sallata. Do mund të shijoni pamjen e detit edhe përmes teleferikut që të zbret në detin “Brakera”, deti ynë ku dhe gjendet Bari ynë i plazhit dhe ku do të mund të shijoni plazhin tuaj me Mojito, lëngje të freskëta, birrë të ftohta, sanduiçe si dhe sufllaqet më të mira të qytetit. Në barin tjetër të hotelit që quhet “Kukutsi Sushi Bar”, adhuruesit e kuzhinës Japoneze do mund të shijojnë sushi, maki, sashimi, temaki duke shijuar edhe pamjen magjepsëse të gjirit të korfuzit dhe të ishullit Pontikonisit. - Pranë Barit të Sushit gjendet një nga markat më të famshme botërore për kafe, “Starbucks Café” me një pamje panoramike mbi ishullin e Korfuzit, Pontikonisin, i cili shërben një gamë shumë të madhe kafesh, pijesh, snacks dhe ëmbërlisash të mrekullueshme. - “Kefi Bar”, bari kryesor i hotelit, në të cilin do të mund të shijohen koktejle, pije të ndryshme, birra si dhe të mund të degjoni muzik live. SPORTET DHE REKREACIONI Ka një larmishmëri të madhe aktivitetesh, të cilat do mund të zhvillohen në hotel dhe ku do mund të kaloni kohën tuaj. - Pishina e jashtme me ujë deti; - Pishina të brendshme me ngrohje; - Sporte ujore si ski, pedalone; Sauna, Jacuzzi, Solarium, Masazh, aromaterapi, manikyr – pedikyr, solarium, palestër e kompletuar, 2 fusha tenisi, të cilat të ofrojnë mundësinë për të mësuar tenisin me trajner profesionist, ping-pong, sallë për bouling, bilardo franceze dhe “Snooker”, kënd lojrash për fëmijët, parukiere si dhe dyqane si argjendari dhe farmaci. Aktivitete të ndryshme që mund të zhvillohen në afërsi të hotelit janë: Kurse Golfi, në një nga fushat më të mira të golfit në Europë, të cilat gjendet në një distancë prej 16 km larg hotelit. Klientët e hotelit do të kenë çmime speciale për kurset e golfit. Më Shume Detaje: Koncepti Half Board - Mëngjesin dhe Darkën të përfshira. Gjithashtu Hoteli ofron: - Kënd Interneti; - Vend për ruajten e bagazheve; - Restorant a la carte; - Sistem zgjimi; - Shezllone dhe çadra për detin dhe pshinën;
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 16:39:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015