DOBITË E LËMOSHËS? 1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit. 2- - TopicsExpress



          

DOBITË E LËMOSHËS? 1- Lëmosha i hap dyert e Xhenetit. 2- Lëmosha është më e mira ndër veprat e mira dhe lëmosha më e mirë është ushqimi i të varfërve. 3- Lëmosha i bën hije pronarit të saj Ditën e Kiametit dhe e liron nga zjarri i Xhehenemit. 4- Lëmosha e fikën zemërimin e Allahut. 5- Lëmosha është ajo më e mira që i dhurohet të vdekurit dhe që i bën më së shumti dobi. 6- Lëmosha është pastrim për pasurinë dhe pastrim për shpirtin dhe shkak i shtimit të shpërblimeve. 7- Lëmosha është shkak për mbjelljen e lumturisë dhe ndriçimit të fytyrës Ditën e Kiametit. 8- Lëmosha pronarin e saj e siguron dhe e mbron nga frika e Ditës së Kiametit. 9- Lëmosha i shlyen mëkatet dhe i falen gjynahet. 10- Lëmosha është nga përgëzueset e përfundimit të mirë dhe shkak për lutjen e melekëve. 11- Ai që e jep lëmoshën është nga njerëzit e zgjedhur dhe për dhënien e saj shpërblehen të gjithë që marin pjesë në të. 12- Ai që e jep i janë premtuar mirësi të shumta dhe shpërblime të mëdha në dynja dhe në ahiret. Nga arabishtja: Irfan JAHIU
Posted on: Wed, 10 Jul 2013 09:57:14 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015