Demokracia dhe Islami! E vërteta rreth demokracisë së - TopicsExpress



          

Demokracia dhe Islami! E vërteta rreth demokracisë së pretenduar dhe Islamit qëndron në shfaqjen dhe servirjen jo reale në syrin e njerëzve nga vetë perëndimorët. Nëse demokracia sot u imponohet popujve si zgjidhja më e mirë, ku në shumicën e rasteve antivlerat serviren si vlera, shthurja dhe degjenerimi paraqitet si emancipim, liria e tepruar si zhvillim dhe shfrytëzimi i popujve si integrim, atëherë vlerat universale të Islamit, me të vërtetë janë çlirim. Këtë e kanë dëshmuar muslimanët sa herë që ata kishin fuqinë në dorë. Ata kudo që shkelën, duke pasur për qëllim të çlironin dhe jo të pushtonin popujt, dhuruan moral, drejtësi, kulturë dhe qytetërim. Muslimanët nën pushtetin e tyre të llojit “Khalifat” sollën stabilitet e siguri dhe ishin të parët që ftuan në vëllazërimin e kombeve pa dallim racash, ku çdo njeri merrte atë që meritonte, larg racizmit dhe shfrytëzimit. E kur muslimanët u dhanë pas të mirave të kësaj bote, u përçanë mes veti dhe u larguan nga feja, merituan t’u hiqej fuqia që kishin dhe prestigji që gëzonin. Mirëpo kjo ishte njëra nga urtësitë e Allahut ku bota kuptoi se nëse fuqia do të jetë në duart e jo muslimanëve në tokë do të mbisundojë padrejtësia. Vetëm me luftën e parë dhe të dytë botërore, u vranë miliona njerëz. Për t’u mos u mjaftuar me kaq miliona të tjerë u zhdukën dhe u eliminuan fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Ata u vranë në emër të së mirës. E habitshme është se të gjitha ndodhën në shek. XX, në shekullin e zhvillimit dhe përparimit, ku politikat shfrytëzuese çmoheshin më shumë se jeta e njerëzve. Chantal Millon-Delsol në “Idetë politike të shekullit XX” fq. 7-8 thotë:” Politika s’ka qenë kurrë ndonjëherë deri në këtë pikë në shërbim të ideve. Ajo shkatërron shoqërinë aktuale për të arritur një shoqëri të përsosur… Privilegji që iu akordua abstragimit, i nxori shoqëritë zbuluar dhe i zhveshi njerëzit nga dinjiteti i tyre. Asnjë epokë tjetër s’ka qenë, për nga racionalizmi i tejskajshëm, kaq ç’njerëzor në thelb. Epokë gabimesh: shpresat për një shoqëri të përkryer çuan në shtypje dhe politika nënshtroi shpejt atë që pretendonte të çlironte… Duhej besuar se gjithçka është e mundur për të vënë në jetë të pamundurën… Shekulli XX gabon në dy kuptime: përbuz qenien, sepse gabohet mbi qenien”. E gjithë kjo i bën njerëzit e mençur të kuptojnë me të vërtetë, se çfarë humbi bota me rënien e muslimanëve dhe se çfarë do të thotë të konsiderohet e pavërteta e vërtetë. Sidoqoftë Profeti Muhamed (alejhis-salatu ues-selam) na ka lajmëruar se e ardhmja u përket muslimanëve, çka do të thotë se me dështimin e të gjitha ideve dhe sistemeve politike njerëzore, Islami është alternativa e vetme për njerëzimin. Mustafa Terniqi
Posted on: Sat, 26 Oct 2013 22:09:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015