Denoncimi i “Fiks Fare” pezullohet nënkomisari Burgaj - TopicsExpress



          

Denoncimi i “Fiks Fare” pezullohet nënkomisari Burgaj urdhëron nisjen e ecurisë disiplinore. Prokuroria fillon hetimet për korrupsion Fiks FarePezullohet nga detyra nënkomisari Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë, menjëherë pasi pas denoncimit për korrupsion, në emisionin investigativ “Fiks Fare”. Kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, pasi është njohur me aferën korruptive të Kamberit, ka vepruar menjëherë, duke e përjashtuar nga radhët e policisë deri në zbardhjen e plotë të hetimeve. “Nisur nga rasti i trajtuar në emisionin “Fiks Fare” në televizionin “Top Channel”, nga Departamenti për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit është marra masa e pezullimit nga detyra të nënkomisar Agim Kamberi, me detyrë specialist në Komisariatin e Qarkullimit Rrugor Tiranë. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ecurinë disiplinore ndaj nënkomisar Agim Kamberit”, thuhet në komunikatën zyrtare të Policisë së Shtetit. Prokuroria nis hetimin Burimet zyrtare bëjnë me dije se Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur aplikimin e masave disiplinore ndaj nënkomisarit, i cili rrezikon që të përjashtohet përgjithmonë nga detyra. Ndërkaq, Prokuroria e Tiranës njoftoi se për këtë rast, njësia Task-Forcë ka nisur hetimet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre ndaj Kamberit, duke e rënduar edhe më tej situatën ndaj tij, i cili rrezikon edhe burgun. Nga ana tjetër, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm mësohet se ka zbarkuar në policinë rrugore të kryeqytetit, të cilët shprehen se efektivët të cilët bllokuan patentën kanë vepruar konform ligjeve, të bazuar në Kodin Rrugor, por shkeljet janë kryer nga persona të tjerë në Komisariatin e Policisë Rrugore, për të cilët kanë nisur hetimet. Denoncimi i “Fiks Fare” Dy net më parë, efektivi Agim Kamberi është shfaqur duke bërë pazare me një emigrant shqiptar, që jeton në Itali, ku ky i fundit ka paguar ryshfet për të marrë lejen e drejtimit të bllokuar prej policisë së qarkullimit. Emigranti kishte denoncuar rastin tek emisioni “Fiks Fare”, duke pretenduar se një postbllok policie e kishte ndaluar për shkak të shkeljeve të Kodit Rrugor. Mësohet se denoncuesi ka qenë duke u kthyer pas një ditë pushimi në Malin e Dajtit. Patrulla e Qarkullimit Rrugor i kanë bërë sinjal që ai të ndalej. Emigrantit i janë kërkuar dokumentet deh pas një bisede të shkurtër, efektivët i kanë vendosur gjobë pasi ai nuk kishte ndezur dritat e automjetit. Emigranti nuk e ka kundërshtuar veprimin e tyre, por pas kësaj i ka kërkuar kthimin e lejes së drejtimit, por policët nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Patenta e emigrantit shqiptar është dorëzuar në ambientet e Komisariat Nr.4, të Policisë së Tiranës. Në një situatë të pashpresë ai e ka denoncuar rastin në emisionin “Fiks Fare”, të cilët kanë vendosur që ta ndjekin. Emigranti është shfaqur i pajisur me kamera të fshehta në sportelet e policisë, për të mbaruar punë, por pas 4 orësh sorollatjesh dikush i ka premtuar zgjidhje të problemit, në këmbim të ryshfetit. Ai është takuar me Agim Kamberin, i cili i ka thënë se patentën mund ta tërhiqte vetëm nëse paguante para nën dorë. Nëse nuk e bën një gjë të tillë, atëherë drejtuesi i mjetit rrezikon të gjobitet me 80 euro deri në heqjen e patentës. E gjithë biseda mes qytetarit dhe Kamberit është publikuar në “Fiks Fare”, duke shfaqur hapur korrupsionin në radhët e policisë. Madje, ata kanë pranuar para emigrantit se veprojnë kështu pasi nuk ka se kush i kontrollon, dhe me ardhjen e Ramës në pushtet nuk do të kenë më guxim që të bëjnë akte të tilla.
Posted on: Fri, 06 Sep 2013 14:10:51 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015