Dhembet Kur bebet janë rreth gjashtë muajshe, dhëmbët - TopicsExpress



          

Dhembet Kur bebet janë rreth gjashtë muajshe, dhëmbët fillojnë e dalin prej mishit të dhëmbëve të tyre (nullës, trysës). Këta dhëmbë, të quajtur dhëmbët e qumështiti, fillojnë e bienë aty nga mosha pesë vjeçare, dhe zëvendësohen nga 32 dhëmbë të përhershëm. 12 dhëmbët e përparëmë (dhëmbët prerës) janë të mprehtë, për të këputur dh prerë ushqimin. 20 dhëmbët e pasëm janë të sheshtë, për të bluar dhe përpunuar mekanikisht ushqimin. Brenda një dhëmbi Rrënja në fund të dhëmbit, e fikson atë në mishin e dhëmbëve (edhe pse kjo nuk është plotësisht e saktë!). Poshtë enamelit, pjesa kryesore e dhëmbit është e përbërë nga dentina. Në qendër të dhëmbit gjendet palca, që përmban enë gjaku dhe nerva. Kurora është pjesa e dukshme e dhënbit, mbi mishin e dhëmbëve. Veshja e jashtme e bardheme është e përbërë nga një substancë e fortë e quajtur enamel (zmalt). Dhëmballë Fakte mbi dhëmbë të shëndetshëm Bakteret ushqehen me pjesë ushqimesh të mbetura në gojën tuaj. Bakteret, ushqimi dhe pështyma formojnë një shtresë mbi shëmbët tuaj e quajtur pllakë (pllakë e dhëmbëve). Pllaka mund të bëjë që enameli i dhëmbëve tuaj të dëmtohet dhe dhëmbët të prishen. Prishja e dhëmbëve mund të zvogëlohet duke i larë dhëmbët dy herë në ditë për të hequr pllakën e dhëmbëve. Zvogëlimi i ushqimeve dhe pijeve dhe sheqerna, gjithashtu, ndihmon në reduktimin e dëmtimit të enamelit, sepse sheqeri inkurajon bakteret që të rriten.
Posted on: Sun, 18 Aug 2013 14:50:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015