Dhjetë zakonet e çifteve të lumtur Çfarë duhet të gëzoni - TopicsExpress



          

Dhjetë zakonet e çifteve të lumtur Çfarë duhet të gëzoni për të qenë të lumtur në një marrëdhënie në çift? Harmoninë, dashurinë, pasionin, por edhe të pasurit e disa zakoneve të vogla ose të mëdha për t’u ndarë. Duhet thënë se çiftet e lumtur kanë zakone të ndryshme nga ata të palumturit. Për ekspertët, një zakon është një sjellje e dallueshme e cila përvetësohet automatikisht, por kërkon pak përpjekje. Duhen 21 ditë përsëritje të zakonshme për një sjellje të re apo për ta bërë atë një zakon. Le të shohim dhjetë zakonet të cilat u atribuohen çifteve të lumtur: Shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë E kujtoni fillimin e raportit tuaj, kur mezi prisnit të shkonit në shtrat për të bërë dashuri!? Çifti i lumtur i reziston tundimit për të shkuar në shtrat në kohë të ndryshme. Që të dy shkojnë në shtrat në të njëjtën kohë, edhe pse njëri nga partnerët zgjohet vonë…dhe kur trupat e tyre preken, ndiejnë ende emocione të mëdha, që çojnë deri në eksitim. Ndajnë interesa të përbashkëta Pasi pasioni zbehet, kuptohet që çiftet kanë pak interesa të përbashkëta. Nuk duhet të minimizoni rëndësinë e aktiviteteve që mund të bëhen bashkërisht. Sigurisht ato duhet të bëhen pa harruar që secili pjesëtar i çiftit ka të drejtë për hapësirën e vogël/madhe vetjake. Ecni dorë për dore Në vend që të rrini njëri përpara dhe tjetri mbrapa, kopjet e lumtura ecin në mënyrë komode, dorë për dore dhe pranë e pranë. Ata e dinë se është më e rëndësishme të qëndrojnë me partnerin e tyre, se sa të humbin midis njerëzve dhe dyqaneve. Besimi dhe falja Nëse në mes është dashuria duhet të besoni tek njëri-tjetri dhe të falni ndonjë gabim, në vend që të mos e besoni dhe ta ndëshkoni apo t’i mbani mëri. Përqendrohen te partneri Duhet të përqendroheni gjithnjë e më shumë mbi atë që partneri juaj bën. Kush është i lumtur në të qenët së bashku, në thelb thekson aspektet pozitive të tjetrit. Një përqafim i bukur sapo shihen Lëkura jonë ka një kujtesë të mirë! Ajo e di se kur një kontakt fizik është i mirë, i keq apo i neglizhuar. Çiftet që thonë “përshëndetje” me një përqafim, i dhurojnë lëkurës së tyre kujtesën e diçkaje pozitive, e cila reflekton te humori apo krijon kënaqësi. Thonë “Të dua” dhe “Ditë të mbarë” çdo mëngjes Kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të ushtruar durimin dhe tolerancën, në funksion të një dite që premton “luftë”, apo që është përplot me gracka dhe probleme. Së paku, në shtëpi, atmosfera është e mbushur me dashuri dhe kjo i jep vrull partnerit/es tuaj për të përballuar vështirësitë që do t’i dalin përballë. Thonë “Natën e mirë” gjithmonë Nëse partneri juaj ju uron gjithmonë “natën e mirë”, pa marrë parasysh se si ai është, kjo do të thotë se ai mendon për ju. Dëgjohen në telefon gjatë ditës Telefonojini partnerit/es tuaj në shtëpi ose në punë për të marrë vesh se si po i shkon dita. Kjo është një mënyrë e mirë për të ndërtuar më shumë harmoni sa herë që ktheheni në shtëpi. Për shembull, nëse partneri juaj ka kaluar një ditë të tmerrshme, mund të jetë e arsyeshme të mendosh se ai është i kënaqur nëse ty të ka ndodhur diçka e mirë. Janë krenarë për partnerin e tyre Çiftet e lumtura janë krenarë për t’u parë së bashku në një lloj kontakti të dashur, dorë për dore, dorën mbi sup, në gju ose në pjesën e prapme të qafës. Kjo nuk është një çështje për t’u dukur, por gjithsesi ju duhet t’i tregoni botës se i përkisni njëri-tjetrit. Gazeta "Shqip" / Top Channel
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 14:46:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015