Diabeti shkakton probleme në tru - TopicsExpress



          

Diabeti shkakton probleme në tru ! https://facebook/pages/Doktoresha-ime/1398851830346095 Kujdes! Diabeti i tipit dy shkakton keqfunksionim të trurit. Studimi i fundit i Shoqatës Amerikane të Diabetit thekson faktin se krahas shumë patologjive të tjera të shkaktuara nga diabeti, diabeti i tipit dy është shkaktar për shumë patologji të trurit, përfshirë dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Diabeti pengon qarkullimin e gjakut dhe dobëson enët e vogla në tru, duke shkaktuar dëmtimin e indeve, të cilat ndikojnë edhe në kryerjen e funksioneve të nevojshme ditore. Studiuesit kanë identifikuar një “mekanizëm” i cili ngrihet, për shkak të rritjes së vazhdueshme të nivelit të sheqerit në gjak dhe të rezistencës ndaj insulinës. Ky “mekanizëm” sipas studiuesve amerikanë vendos një situatë inflamatore, ku enët e gjakut gjithnjë e më shumë ngushtohen dhe indet e trurit dëmtohen. Ky studim thellohet dhe më tej, duke nënvizuar faktin se nëse pas moshës 65 vjeçare për një person normal, vëllimi i trurit ulet me 1% në vit, për një të sëmurë nga diabeti, mund të arrijë deri në 15%. Kujdes! Diabeti i tipit 2 nuk është i pashërueshëm Diagnostiko dhe parandalo diabetin me profesoret më të mirë italian! Në datën 12 tetor, Endokrinologia Dr. Maria Lucia Congedo do të kryejë vizita diagnostikuese në Klinikën Italian Cel: +355 68 20 20 175 Tel: +355 4 22 60 000
Posted on: Thu, 03 Oct 2013 06:43:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015