Ditën e Kijametit kur të dalësh para All-llahut, do të të - TopicsExpress



          

Ditën e Kijametit kur të dalësh para All-llahut, do të të ekspozohet i libri i veprave tuaja i cili: "nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë". (Kehf: 49). Atë ditë "kur çdo njeri e gjen pranë atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë)". (Ali Imran: 30) Çdo fjalë që ke thënë, çdo buzëqeshje, çdo shikim është i regjistruar tek All-llahu i Madhëruar. Assesi mos mendo se All-llahu harron apo mund t’i fshehet diçka Atij. All-llahu jo vetëm që të mbikëqyr, por Ai e di se çka fsheh në vetvete, pëshpëritjen e zemrës tënde. Pra mos harro: "se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij". (El-Bekare: 235)
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 09:38:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015