Djali i qytetarisë durrsake, Sokol Olldashi Bashkim - TopicsExpress



          

Djali i qytetarisë durrsake, Sokol Olldashi Bashkim KADIU Nuk e sfidova dot dhimbjen. Sytë m’u ligështuan e lotët më rrodhën faqeve, buzët më dridheshin, si besova fjalëve, Sokoli kishte vdekur. Zemra s’më bindesh. Korniza e kujtimeve me të si shok, si vëlla, si djalë durrsak sikur më prunë në vehte. Se kuptoja ngurimin më shumë përgjegjësi për të mposhtur dhimbjen e megjithatë edhe i vdekur Sokoli ishte dhe mbetet dinjitoz. Një emër burrëror, një Sokol mali, një brilant i vërtetë. Intelektual që krijonte për rreth një hapësirë intimiteti të përsosmërisë shoqërore. Mendimtar me gjerësi e njohuri të pakrahasueshme, fisnik e me sjellje të kristaltë. I harmonizueshmi me natyrësinë e një djaloshi durrsak me dhunti të rralla e lartësi pozitive. Janë gati të pakrahasueshme fjalët plot dhimbje që dalin nga qytetaria durrsake në adresë të djalit të tyre që humbi jetën. Shpirt me një horizont të gjerë, njeri masovik, i thjeshtë, komunikues, talent në drejtimin e detyrave që i ngarkoheshin, vital e i paepur. Një figurë e çmuar me cilësi shpirtërore, djalë durrsak që s’harrohet. Sokoli iku para kohe, por personaliteti i tij as ia imponoi ta kujtojmë me krenari: djalë durrsak. Pozicioni dhe detyrat të gërshetuara sëbashku me sjelljen perfekte e bën Sokolin njeriun që meriton respekt. I edukuar me një natyrë thellësisht njerëzore. I hijshëm, elegant dhe me shprehje që sillnin mirësi, optimizëm. Sokoli ishte i lidhur ngusht me fuqinë e fjalës së dhënë, me besën si vlerë e sferës së jetës. Sokoli e përbuzte fodullëkun e urrente njeriun kapriçioz, fliste hapur i vëmendshëm, zemërgjerë. E them: Djalë që s’bën më nëna. U shua një zemër fisnike, u nda nga jeta një largpamës, një idhull i politikës shqiptare. Një shembull që do të duam ta arrijmë, energjik i spikatur në intelekt. Vizionar, humanist. Në optikën e qytetarisë durrsake Sokoli ishte, është dhe mbetet zgalem, plot dinjitet përcillte tek cilido optimizëm. Tronditja është e madhe, vdekja e tij është kthyer në krenari, për qytetarin durrsak e lindi një motiv, ai është djalë durrsak. Funerali i tij qe madhështor që mbeti e gdhendur në zemrat e sovranit popull. Politikan vlerash, personalitet i mendimit të lirë, mik i të gjithëve, shok i denjë i thesarit Dije. Jeta dhe vepra e tij dëshmon se me dijeni të tillë, historia mbetet histori. Duke shkruar këto pak rreshta për Sokol Olldashin, nuk mund të rri pa përmendur ngrohtësinë, dashurinë shoqërore e familjare, entuziazmin e këtij burri me një horizont të gjerë për jetën. Origjinaliteti i tij në jetë s’ishte ëndërr, por një bindje që ai shpesh e demonstronte me këshilla: Duajeni jetën, çmojeni atë, dhe qëndrojini besnik asaj.
Posted on: Mon, 25 Nov 2013 21:06:16 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015