Drejtori i Parmës, Pietro Leonardi ka zbuluar se negociatat me - TopicsExpress



          

Drejtori i Parmës, Pietro Leonardi ka zbuluar se negociatat me Interin për Antonio Cassanon janë afër të përfundojnë me sukses. Një ditë më parë, presidenti i Genoas, Enrico Preziosi kishte deklaruar se klubi i tij e ka humbur betejën për ta transferuar sulmuesin italian, i cili duket se do të përfundojë tek ekipi i Parmës. “Nuk ka mbetur shumë të bisedohet. ‘Operacioni’ ka filluar dhe jemi optimistë. Por, është normale se në raste të tilla duhet t’i bësh bashkë të gjithë komponentët. Natyrisht, është dëshirë e të gjitha palëve që të arrijmë në një përfundim”, deklaroi Leonardi për uebfaqen FcInternews.it. “Ne, me Interin e kemi arritur marrëveshjen për çdo gjë. Bisedimet kanë avancuar, prandaj edhe Genoa ka hequr dorë, ngase Nerazzurrët nuk mund ta shesin dy herë të njëjtin lojtar. Kemi besim, edhe pse nuk është arritur ende tërësisht marrëveshja, për disa faktorë”, përfundoi ai. Leonardi e konsideroi Cassanon një lojtar me talent absolut, të cilin e ka dashur gjithmonë në ekip. Ai do të ishte mjaft i lumtur nëse gjërat shkojnë sipas planifikimeve. Cassano ka shënuar 9 gola nga 39 ndeshje të zhvilluara me Interin. Në të kaluarën, përfaqësuesi italian ka luajtur në Bari, Romë, Real Madrid, Sampdoria dhe Milan.
Posted on: Sun, 23 Jun 2013 15:57:30 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015