Dy ditë përpara nisjes së kampionatit, Francesco Alarcon Isco shfaqet përpara gazetarëve me optimizëm, gjë që vërehet në të gjithë ambientin madrilen që pas ardhjes së trajnerit italian Carlo Ancelotti. "Filozofia e tij është perfekte për Real Madrid këtë vit. Është e sigurtë që këtë sezon do të shohim një skuadër të madhe. Ai është një trajner i qetë që komunikon me futbollistët. Ancelotti kërkon mbajtje topi, kreativitet dhe presion në portën kundërshtare. Kjo është dicka që i pëlqen edhe futbollistëve pasi është në stilin tonë. Do të shohim një Real Madrid tepër atraktiv këtë vit". Më pas Isco flet edhe për objektivat e skuadrës, si dhe ambientin ë gjeti në Madrid. "Futbolli është një sport human dhe kam parë që futbollsitët janë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Më ka befasuar përulësia dhe dëshira për të fituar e futbollistëve. Kjo është e rëndësishme kur bëhet fjalë për të fituar sa më shumë tituj". Gjithashtu Isco thuri elozhe edhe për sulmuesin Karim Benzema, pasi e vlerëson francezin për ndihmën që i jep skuadrës. Gjithashtu 21-vjecari përmendi edhe cështjen e dy portierëve, ku lavdëroi punën e Diego Lopez ndërsa Iker Casillas e cilësoi si portierin më të mirë në botë.
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 12:22:25 +0000
Trending Topics
Recently Viewed Topics
© 2015