Dy ish-deputetër propozohen për ambasadorë Partia Socialiste - TopicsExpress



          

Dy ish-deputetër propozohen për ambasadorë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike arrijnë konsensusin edhe për zgjedhjen e ambasadorëve që vijnë nga spektri politik. Pas një eksperience të gjatë si deputetë të parlamentit, ish-deputeti i PS-së, Ilir Gjoni dhe ish-deputeti i PD-së, Leonard Demi do të shërbejnë si ambasadorë. Të hënën pritet që të zhvillohet seanca dëgjimore me dy kandidatët që priten të zgjidhen me konsensus nga palët. Leonard Demi, i cili në legjislaturën e kaluar ka qenë Kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë do të jetë ambasador i vendit tonë në NATO. Kandidati Demi njihet si një prej njohësve të institucioneve të sigurisë, si edhe për qëndrimin e tij pro amerikan. Ai zëvendëson në këtë detyrë ambasadorin Artur Kuko, i cili ka që në vitin 1991 në shërbimin diplomatik si drejtor dhe më pas ambasador në disa shtete. Ndërsa ish-nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Ilir Gjoni është propozuar që të shërbejë në një tjetër shtet të rëndësishëm si Zvicra, ku numri i shqiptarëve që jetojnë atje është tejet i madh. Ilir Gjoni ka mbajtur detyra të rëndësishme shtetërore, si ministër i Mbrojtjes në vitin 2000 si dhe ministër i Brendshëm gjatë periudhës 12 shtator, 2001 deri më 29 janar, 2002. Aktualisht ambasador në Bernë të Zvicrës që prej vitit 2006 është Mehmet Elezi. I lindur në Tropojë, ka punuar si gazetar dhe drejtues në shtypin qendror shqiptar, drejtues i organizatës së Rinisë, drejtor i një qendre joqeveritare studimesh (Instituti i Studimeve Ndërkombëtare e Strategjike), themeluar prej tij më 1994. drejtor dhe me pas ambasador ne disa shtete. Ndersa ish-nenkryetari i Komisionit te Sigurise, Ilir Gjoni eshte propozuar qe te sherbeje ne nje tjeter shtet te rendesishem si Zvicra, ku numri i shqiptareve qe jetojne atje eshte tejet i madh. Ilir Gjoni ka mbajtur detyra te rendesishme shteterore, si minister i Mbrojtjes ne vitin 2000 si dhe minister i Brendshem gjate periudhes 12 shtator, 2001 deri me 29 janar, 2002. Aktualisht ambasador ne Berne te Zvicres qe prej vitit 2006 eshte Mehmet Elezi. I lindur ne Tropoje, ka punuar si gazetar dhe drejtues ne shtypin qendror shqiptar, drejtues i organizates se Rinise, drejtor i nje qendre joqeveritare studimesh (Instituti i Studimeve Nderkombetare e Strategjike), themeluar prej tij me 1994. Presidenti Nishani ka pranuar kërkesën e ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit, dhe kryeministrit Rama për të nisur procesin e shkarkimeve të ambasadorëve shqiptarë. Mësohet se ministri i Jashtëm ka paraqitur një listë me 16 diplomatë për t’u shkarkuar. Të liruarit e parë në radhët e diplomacisë janë ambasadorët Ridi Kurtesi në Katar, Mehmet Elezi në Zvicër, Arben Çejku në Maqedoni, Shpëtim Çaushi në Serbi, Vili Minarolli në Austri dhe Ruhi Hado në Suedi.
Posted on: Fri, 29 Nov 2013 15:05:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015