E ndërsa tre prej 7 të burgosuve të grupit të burgit të - TopicsExpress



          

E ndërsa tre prej 7 të burgosuve të grupit të burgit të Drenovës vazhdojnë në arrati, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka apeluar të arratisurit dhe familjarët e tyre të dorëzohen një orë e më parë. Në një konferencë për mediat, Tahiri bëri me dije se strukturat e policisë së shtetit janë në gjendje gadishmërie në gjithë vendin dhe kapja e tyre është vetëm çështje orësh. Tahiri u është përgjigjur edhe akuzave të Partisë Demokratike për mosfunksionim të shtetit. “U bëj thirrje të arrestuarve dhe familjarëve të tyre të bëjnë të mundur dorëzimin e tyre sot, nesër do jetë shumë vonë.Falenderoj qytetarët, po ashtu edhe PD që mëgjithëse në një situatë të nderë nuk priti të na kujtojë se shteti është shembur. I garantoj se shteti është këtu, policia e shtetit është në këmbë për të garantuar jetën dhe pronën e qytetarëve. Policia do të mbajë përgjegjësi për gjithcka që ka bërë dhe nuk ka bërë për ti shërbyer krimit. Arratisja është e organizuar mirë, është gjithçka përveçse rastësore. Hetimet po vazhdojnë dhe shumë shpejt do kemi arrestime më përgjegjës konkretë në organet ligjzbatuese. Ne jemi këtu, policia është këtu, kriminelët do jenë aty ku e kanë vendin sëbashku me bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e tyre” tha ai. Duke e vlerësuar këtë rast të paprecedentë një sprovë për policinë si dhe bashkëveprimin e të gjithë organeve ligjzbatuese, Tahiri tha se policia arriti padyshim standarde të reja, duke e përballuar me sukses maksimal këtë situatë. “Kjo ishte sprovë për policinë dhe bashkëpunimin e organeve ligjzbatueve. Kemi arritur një standard të lartë bashkëpunimi që po jep frytet e para, nuk mund ta fsheh krenarinë për policinë, që edhe pse e braktisur nga qeveria e mëparshme bënë të mundur në kohë rekord kapjen e katër prej të arrtisuve nga më të rrezikshmit, të dënuar me burgim të përjetshëm. Pa kaluar 24 orë zbardhëm skenarin e arratisjes, kapëm katër prej tyre dhe identifikuam përgjegjësit” tha më tej Tahiri. Ministri i Brendshëm ka bërë dhe një rezyme të gjithë ngjarjes, që nga arratisja e 7 të burgosurve deri në kapjen e katër prej tyre. “Dje rreth orës 19:10 në sallën operative të drejtorisë së qarkut të Korçës është njoftuar për arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës. Me të marrë këtë informacion strukturat e policisë së Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit, Dibrës, Beratit, Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës kanë kaluar në gadishmëri maksimale. Gjithashtu forcat e ndërhyrjes të shpejtë dhe ato RENEA janë nisur menjëherë në vendngjarje për të vendosur perimetrin e sigurisë së jashtme. Është kontaktuar policia kufitare e shteteve fqinje si të Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës të cilat së bashku me policinë kufitare shqiptare kanë forcuar shërbimin për të mos lejuar largimin e të arratisurve jashtë vendit. Sëbashku me drejtorin e përgjithshëm të policisë kam kërkuar bashkëpunimin e ministrit të drejtësisë, prokurorit të përgjithshëm dhe drejtorit të Shërbimit Informativ të shtetit me të cilët ndërtuam një plan operacional për kapjen e të arratisurve. Rreth orës 20:00 dy makina me sinjalistikën e policisë së shtetit thyen postbllokun e ngritur nga policia e Pogradecit. Menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të automjeteve dhe në hyrje të qarkut të Elbasanit u bë e mundur kapja e njërës prej makinave sëbashku me dy pasagjerë të cilët sipas hetimeve rezultojnë të jenë edhe dy organizatorët e arratisë dhe njëkohësisht edhe mbështetës së jashtëm të skenarit të arratisë. Në orën 22:00 u bë e mundur kapja e njërit prej të arratisur dhe konkretisht të shtetasit Artur Gora, i cili u ndalua në aksin Korçë-Devollë, në fshatin Dishnicë” sqaroi Ministri i Brendshëm në konferencën për mediat.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 13:55:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015