EKSPLORIMI I ARTVETES ESSE-publikuar ne vitin - TopicsExpress



          

EKSPLORIMI I ARTVETES ESSE-publikuar ne vitin 2010 Eksplorimi i art- vetes është fenomen i ndërgjegjshëm, sa i vështirë aq dhe i ndërvarur nga ego-ja personale. Në të shumtën e rasteve artistët e kanë të pamundur cënimin e hyjnizimit të vet-vetes, porse ndërgjegjësimi që vjen nga tejngopja me përvojën, arrin të nënshtrojë egon vetëm atëherë kur ai ose ajo ka zbuluar vrapin apo çalimin e artit të tij. Kjo ndodh jo vetëm me krijuesit në lëmin e letrave, por edhe në ato të pikturës, muzikës dhe ekranit viziv, pasi është kryer përcjellja e ndjenjave tek të tjerët dhe ai ka ndjerë heshtjen e shurdhët, apo rezonancat e triumfit. Në botën e madhe të krijimit të vlerave artistike historikisht është përballur pa mëshirë arti i mirëfilltë me mbi mesataren kulturore të kohës së vet me atë të lexuesit, pasionantëve të pikturës, vesh-hollëve të muzikës dhe deri tek shikuesit që gjurmojnë imtësisht lojën e aktorëve në skenë apo në kinematografi. Në jetën e krijuesit të ndërgjegjshëm ky çast, që vjen si një zbulimi esencial nga eksplorimi i art-vetes, përballon pamëshirshmërinë e mungesës së talentit të mjaftueshëm ose, në të kundërtën, (o, Perëndi e madhe!) vazhdon me këmbënguljen e mëtejshme për të mbrritur aty ku ai dëshiron. Terheqja ose ftohja për tu marë me art kryhet në heshtje, me ndërgjegje të plotë dhe kjo shoqërohet shpesh me dhimbje artistit. Ndërgjegjësimi i artistit në këtë aspekt vjen kur ai ka zbuluar se arti i të shkruarit, i penelimit të ngjyrave, i thurjes së tingujve, apo imazheve në skenën vizive, nuk është thjesht zanat si ai i këpucarit, as si i berberit dhe as si ai i eksplorueve të universit. Që të bësh art nuk mjaftojnë duartrokitjet e armatës me nivel nën mesatar dhe nuk ndihmojnë as ngjyrat e përndezura në biznesin e reklamës së parapërgatitur. Përcillen ide eseistësh dhe kritikësh se esenca e artit në shekullin e sotëm është reklamim i ideve filozofike kur, në të njëjtën kohë, dihet se idetë filozofike janë shirë prej shekujsh në lëmin e tyre deri në atë masë sa ato janë kthyer në byk, apo dhe në pluhur kozmik dhe, çdo ide që shoqëron një vepër, mbetet sterile nëse ajo nuk qëndiset me detaje artistikë dhe gjuhën e duhur letrare, të ngjyrave, tingujve dhe lëvizjeve. Steriliteti, në çdo fushë çon drejt vyshkjes lulen e jetës dhe atë të artit. Qëllimisht, mjaft krijues, futen nëpër thekra të mykura që nga Epoka e Qepës, në atë të sulltanëve, perandorëve dhe izolojnë ose djegin talentin e tyre në rrathët e ferrit. Kjo mungesë ndërgjegjësimi vazhdon me pasojën e humbjes masive të kohës, të asaj monetare dhe vjen përballja e pashpirt me kotësinë dhe indiferentizmin cinik ndaj vetes: paskam jetuar në ishull të pa njohur dhe të pa banuar. Çkam bërë deri tani? Kam treguar ëndrra të ngjashme nga Pallati i Ëndrrave, kur Kadareja mori guximin dhe i ka treguar ato në një kohë kur edhe ëndrrat ishin të censuruara. Mirëpo arti i të shkruarit i bën idetë filozofike të kapërcejnë edhe kufijtë telgjemba në vathën shqiptare ku nuk hynte as miza, penetroi vepra e Qoses, Vdekja më vjen prej syve të tillë. Janë detajet ato që penelojnë idetë filozofike. Arti është ai që përcjell e shoqëron idetë dhe jo e kundërta. Idetë në filozofi mbështesin ose kundërshtojnë njëra- tjetrën, ndërsa arti, i rigjallëron dhe mishëron. Sa herë has në fjalën stil, menjëherë më shkon mendja tek gjuha poetike që të shëtit me specifikën e veçantë nëpër labirinthet e panumërta të artit. Sërish fjala stil më çon në konkluzionin tradicional se kemi të bëjmë me shije dhe aftësi krijuese personale të artistit. Nëse Ciceroni, nuk do të qe ushtruar në bodrumin e nëndheshëm duke mbajtur në gojë aliçë, idetë e tij filozofike do të mbeteshin gojace dhe e folura e gojacit irriton turmën. Sa herë mendoj për këtë çështje, për fjalën e magjishme stil, e kam konceptuar si mjet i veçantë për tu shprehur ndryshe nga të tjerët. Pra, si një shteg ku artisti të shëtit natyrshëm, me cilësitë e karakterit individual krijues, veti që është sa personale aq dhe intime. Drejt këtij qëllimi përpiqet të mbrijë çdo krijues, mirpo ja që rruga që të çon aty është shumë e vështirë. Ngjitja në shkallët e tempullit të artit është rrugë e ashpër dhe tejet e përpjetë. Atëherë krijuesi i ndërgjegjshëm e kupton se të bërit art nuk është njëlloj si zanati i marangozi, as i këpucarit, berberit, apo fatorinos së tramvajit. Ai, artisti, përzgjedh barrën e ideve filozofike dhe shtron kalldrëmin e veprës së tij me detaje, tinguj, ngjyra dhe ndjenja artistike. Këtë rrugë ai e shtron për të tjerët dhe ata nuk shikojnë gjëkundi arkivole që presin vdekjen e artit (Hegel). Krijuesi i vërtetë e ndjen se i duhen patjetër në këmbë këpucët e këpucarit, qethja e flokëve nga berberi, apo dhe guximi për një udhëtim në univers, sepse ai ka etje të njohë ambjentet. Atij i duhet aq shumë sfondi i natyrës dhe sfondi i qënieve humane, i nevojitet arsimimi, por edhe të veshet dhe ushqehet. Atëherë, tek ky krijues nxjerr kokën egoja e artistit: -ndjehem i gatshëm se zotëroj jo vetëm botën e ideve filozofike, por edhe atë të ndijimeve të mija dhe të të tjerëve. Këtë botë di si ta përcjell dhe ta balancoj me intimitetin dhe subkoshiencns e atyre, për të cilët unë krijoj. Këtu zë fill përzgjedhja ( dhe këtë nuk mund ta quajmë autocensurë dhe as art për art.) Kam krijuar përshtypjen se stil vetiak, një emërsh, nuk ka në asnjë lloj arti dhe se stili personal përmirësohet në kohë. Ai është i ndërvarur nga idetë që përcjellin epokën, nga faktorë moralo-ekonomikë, tradicionalë dhe nga marëdhëniet e mirëkuptimit dhe atyre kontradiktore. I gjithë ky proces, është i ndërvarur nga aftësia vëzhguese personale, që formon talentin, por pa e lënë në heshtje dhe nën hije. E ballafaqon atë qëllimisht midis kolegësh. Përvoja personale dhe ndikimi i shkollës, hapin themelet e superstrukturës së ndijimeve, për të konceptuar sa më drejt të shkuarën me të tashmen, lidhjen midis tyre, të mirën me të keqen, të hidhurën nga e ëmbla, historinë nga fantazia, patriotizmin nga tradhëtia, triumfin dhe dështimin, heroiken nga frika, etj. etj. etj. E vërteta flet hapur: Asgjë nuk lind nga hiçi. Më vjen keq, por nuk ka stil që të jetë krejtësisht krijim individual i krijuesit.Mos lodh kokën për këtë gjë. Nuk dua të shtoj ato që thonë të tjerët. Në çdo meditim nuk pijnë ujë idetë çoroditëse mbi vdekjen e artit. Gjithkush e di: arti dobësohet ose gangrenizohet nga plagët e shoqërisë. Arti ka lindur nga ndijimi. Ai, arti i mirëfilltë, e mer veten pas lëngimit dhe, pas çdo rizgjimi nga gjëndja kome, e çon më tej përmirësimin ndër shekuj.. Përzgjedhja e leksikut tradicional nga ambjenti ku artisti ka lindur e rritur, nëse mund të bëjë të tijën fillimisht dialektin dhe zbulon e përzgjedh tingëllimën e sinonimve, atëherë kjo ndikon pozitivisht në atë që ne, tradicionalisht, e quajmë stil. Ky koncept gërshetohet me imazhet lëvizëse të natyrës që shtrihen deri tek qënia humane. Ato kthehen në burime krahasimi për prozën dhe metaforash poetike. Mirëpo i gjithë ky proces njohjeje, pavarësisht nga idetë, shoqërohet artistikisht nga tingujt e natyrës dhe nga ndjesia e botës shpirtërore, vetëm nëpërmjet detajeve artistike. Të gjitha këto formojnë natyrshëm rritmin poetik të botës poetike pa të cilën nuk jeton as muzika, as piktura, as të shkruarit dhe as natyraliteti i aktorëve. Pikërisht kjo aftësi la gjallë Danten, Shekspirin, Çaikovskin, Rebrandin, Betovenin, Gëten, Balzakun, Bajronin, Drajzerin, Dostojevskin, Gogolin, dhe deri tek Neruda e Gabriel Markesi, Kadare, Qose, dhe shumë të tjerë. Këndvështrimi personal i përzgjedhjes së ideve filozofike dhe gërshetimi i tyre me harmoninë në lëvizje, i tingujve në harmoni me natyrën, harmonia e të shkuarës me të ardhmen, i jep mundësinë artistit të penelojë imazhe të besueshëm dhe të përcjellë tinguj ëmbëlsorë të cilët zënë vënd përgjithmonë në zonën e kujtesës së trurit. Sa më shumë thellohemi nëpër labirinthet e artit në përgjithësi, me dashje a padashje, nga disinformimi, ndodh që shkaktojmë katranosje të tuk-tukshme, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se prishin shijen e atyre që meren me artin poetik, me atë letraro- prozaik, me pikturë, kinematografi dhe muzikë. Katranosjet artistike mbizotërojnë sot botën e artit. Ato ndikojnë negativisht në shijen dhe edukimin e lexuesit, dëgjuesit apo shikuesit dhe mediokriteti ngre kokë. Mediokriteti mbizotëron kur mishmashi çfaqet në çoroditjen e moraleve tradicionale të çdo nacionaliteti. Mediokriteti shfaqet me përmasat e krizës në art, fenomen i njëjtë sikundër ndodh me të gjitha krizat e tjera: ekonomike, financiare, politke dhe KRIZA MER PËRMASA UNIVERSALE.
Posted on: Sun, 01 Dec 2013 01:21:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015