EULEX-i heton atentatet ndaj Rugovës I burgosuri Agim Hoti ka - TopicsExpress



          

EULEX-i heton atentatet ndaj Rugovës I burgosuri Agim Hoti ka zgjeruar akuzat ndaj nënkryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, duke thënë se ka qenë në mesin e urdhërdhënëseve për tentim-vrasjen ndaj ish -kreut të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Anton Berisha. Këto atentate, që kanë ndodhur në vitin 2007, kanë nxjerr fajtor Hotin, i cili tashmë po vuan dënimin në Burgun e Dubravës. “Edhe për rastin e Anton Berishës kanë pasur gisht Xhavit Haliti dhe Agron Haradinaj. Për këtë atentat asnjëherë nuk kam marr të holla”, ka thënë Hoti. Qëllimi i vrasjes sipas të dënuarit Hoti ka qenë për çështje të bizneseve. “Xhavit Haliti, Artan Nimani më kanë thënë ta vras Anton Berishën, pasi po ua prish punët që i kanë ata me kompanitë finlandeze, holandeze e që ua ka dhënë më pas sllovenëve”, ka deklaruar Hoti. Ai ka treguar se me Xhavit Halitin dhe Etrur Rrustemin për herën e fundit në vitin 2007 ka pirë kafe në picerinë ‘Aurora’ në Prishtinë, që gjendet në rrugën ‘Nënë Tereza’. Hoti nuk ka hezituar të tregojë edhe një herë më gjerësisht mbi atentatet ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se ka qenë i urdhëruar nga Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani. Hoti ka thënë se pas dështimit për ta vrarë Rugovën, ai ishte urdhëruar edhe mbi dhjetë herë të tjera të bëjë atentat mbi presidentin, por këtë nuk e kishte bërë për shkak se nuk kishte pasur mjete. “Më thanë se Rugova ishte tradhtar i kombit..” “Kur ka dështuar atentati i parë, kam pasur presione nga grupi të cilët më thoshin se tash nuk e ke arritur qëllimin dhe duhesh patjetër ta bësh atentatin e dytë, i cili ka qenë te vetura. Ndaj Rugovës më kanë thënë të bëj prapë atentat. Këtë e kanë thënë Xhavit Haliti, Agron Haradinaj, Artan Nimani. Unë i kam thënë se nuk kam mjete financiare për të blerë gjëra për atentat. Më kanë thënë se bëj çka të duash. Për këtë rast kanë qenë në pyetje milionat. Me dhjetëra herë më është kërkuar të bëj atentat ndaj Rugovës, por njëkohësisht kam pasur presione shumë të mëdha nga ky grup”, ka thënë Hoti. I burgosuri në mes të tjerash ka deklaruar se arsyeja se për çka është kërkuar vrasja e Rugovës është se Xhavit Haliti, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani i kishin thënë se presidenti është tradhtar i kombit dhe pjesë e UDB-së së Serbisë. “Më kanë thënë se Rugova është tradhtar i kombit , UDB-së së Serbisë dhe ashtu e kam konsideruar edhe unë. Për mua Ibrahim Rugova kurrë nuk ka qenë president”, është shprehur Hoti. Ai ka pranuar se një ditë pas publikimit të deklaratave të tij EULEX-i ka filluar hetimet për rastin e atentatit ndaj presidentit Ibrahim Rugova. “Përfaqësuesit e EULEX-it kanë qenë në Burgun e Dubravës dhe m’i kanë marr të dhënat e mia personale. Brenda kësaj jave, EULEX-i do të vijë në burg dhe do të më marr në pyetje për rastin e Ibrahim Rugovës”, ka thënë Hoti. Ndërsa i kontaktuar nga gazeta, zëdhënësi i misionit të EULEX-it, Blerim Krasniqi, ka thënë se ka kërkuar informata nga prokuroria lidhur me këtë rast, dhe se tash për tash nuk ka përgjigje. “ Atentatori” i Ibrahim Rugovës ka treguar për organizimin e dy atentateve ndaj presidentit, duke thënë se ato janë bërë në vitin 2004 dhe 2005. “ Unë Agim Islam Hoti nga Polaci, komuna e Skenderajt (1981), deklaroj me plot vullnet dhe dëshirë për hir të opinionit publik dhe drejtësisë që me datën 12 mars 2004 e kam hedhur bombën në rezidencën e shtëpisë së dr. Ibrahim Rugovës. Jam nisur nga Qendra Studentore, konvikti i parë nga barakat nga ora 15: 45 dhe nga ora 14:30 kam qenë te rezidenca e Rugovës dhe ia kam hedhur bombën. Pastaj jam larguar në këmbë nga parku i ‘Velanisë’ dhe jam kthyer në barakat e konviktit”, ka treguar Hoti për atentatin e parë. “Më datën 13 mars 2005 te objekti i quajtur “Sllovenia Sporti” në orën 00:00 të natës e kam lënë dinamitin apo eksplozivin në njërin nga kontejnerët. Atë ditë herët në 7 e 30 të mëngjesit kam shkuar dhe kam hyrë me një qebaptore afër “King Kazinos”, ku mund ta shihja kontejnerin që kisha vendosur eksplozivin. Në xhep kam pasur tele-dirigjuesin dhe posa është ofruar makina e presidentit Rugova, unë e kam shkrepur eksplozivin dhe e ka qëlluar direkt makinën e tij. E kam marr vesh nga televizionet se Havier Solana nesër do të vijë ta takojë Rugovën dhe qysh herët kam dalë në orën 7 e 30 kam dal te vendi dhe e kam pritur momentin e duhur. Kjo është bërë me urdhër të Xhavit Halitit, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani”, ka treguar Hoti duke shtuar se ai ka fakte dhe dokumente, si teledirigjuesin dhe kapsulat elektronike. Hoti ka treguar se dinamiti që është përdorur për tentimvrasjen e presidentit Rugovës ka qenë e tipit TNT me madhësi të një paqete cigaresh. Dinamiti “Një pjesë të dinamitit e kam pasur nga lufta, ndërsa të tjerat i kam mbledhur edhe nëpër shoqëri. Dinamiti ka qenë TNT, me madhësi sa një paqetë e cigares. Nuk kam pasur mundësi të siguroj më shumë dinamit, se po të kisha, ajo veturë nuk do të ekzistonte. Me aq kapacitet sa kam pasur e kam organizuar vrasjen”, ka deklaruar Hoti. Por për këto atentate Hoti ishte paguar me 5 mijë euro, ndërsa 500 euro të tjera i kishte marrë si shpërblim, me të cilat kishte kryer më pas një blerje të një topi të dorës. Box: Krunat nga Suedia “Në dhjetor të vitit 2004, Agron Haradinaj ka sjellë dy thasë kruna, monedhë e Suedisë dhe ato të holla i kanë marrë Agron Haradinaj, Artan Nimani, Mimoza Krasniqi dhe i kanë dërguar në Shqipëri dhe i kanë bërë euro. Ka qenë ditë acar në janar kur në parkingun e Hotelit Grand në përdhese, Artan Nimani m’i ka dhënë 5 mijë e 500 euro. Me 3 mijë e 500 euro e kam blerë top dore, ndërsa në rrugën ‘Velania’ kam ruajtur dhe kam blerë një BMË, 1 mijë 200 euro dhe aty e kam ruajtur Rugovën, por nuk ka ardhur”, është shprehur ai. Ia kërkoi 100 mijë euro Xhavit Halitit për shërbimet Por për të gjitha këto atentate që ka kryer Hoti ka urdhëruar vëllanë e tij të kërkojë 100 mijë euro nga Xhavit Haliti, ku ky i fundit në bisedë me të ia kishte premtuar. “Vëllai im ka bashkëbiseduar me Xhavit Halitin para një jave në numrin e telefonit të tij ( i njohur për gazetën) dhe i ka treguar se unë po ia kërkoj 100 mijë euro për shërbimet e mia. Xhaviti i ka premtuar vëllait se do t’i japë 100 mijë euro në ditën e enjte, pra më 3 maj, por nuk ka ndodhur”, ka treguar Hoti. Por Hoti nuk është ndalur me kaq. “Unë kam një porosi për Xhavit Halitin, Agron Haradinaj dhe Artan Nimani: unë ju pres këtu në burg, të rrimë bashkë. U kundërpërgjigjem atyre për akuzat që m’i kanë bërë se gjoja jam i çmendur e u them, po ju pres në burg, me ju do të merret gjykata. Ka vend në burg edhe për ju”, ka deklaruar Hoti. Arsyeja se përse ai është shfaqur pas një kohe për ta thënë atë se çka ka ndodhur në atentatin ndaj Rugovës, sipas Hotit është se urdhëruesit e tij kanë bërë miliona në kurrizin e tij. “Deri dje më kanë thënë dil vraje Ibrahim Rugovën e sot po bëjnë koalicion me partinë e tij, ose po ia vënë emrin rrugëve e shesheve ‘Ibrahim Rugova’, si dhe po shkojnë e po përkulen para varrit të tij. Ata i kanë marrë paratë, janë bërë milionerë”, ka theksuar Hoti. Edhe përkundër përpjekjeve për të kontaktuar me nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin, në lidhje me akuzat që i janë drejtuar për urdhër të tentim-vrasjes së Anton Berishës, ka qenë e pamundur. Atij i janë dërguar mesazhe edhe përmes dy telefonave celularë që ai posedon, por Haliti nuk ka kthyer përgjigje. Ndërkaq ditë më parë Haliti përmes një sqarimi për mediet pati mohuar se ka dhënë urdhër të kryejë atentat ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova. Agim Hotin kurrë nuk e kam takuar, kurrë nuk kam pirë qoftë edhe një kafe me të, e as që ia kam dhënë dorën ndonjëherë. Jam i bindur se e Hoti i porositur nga dikush tjetër, duke shpifur ndaj meje, ka për qëllim që të më dëmtoj në opinion”, shprehet Haliti. Edhe i përfoluri tjetër Artan Nimani ka mohuar se ka urdhëruar Agim Hotin të bëjë atentat mbi Ibrahim Rugovën dhe Anton Berishën. Ai ka deklaruar se Hoti po bën shantazhe të organizuara që mund të jenë edhe me motive politike, edhe në interes të dikujt tjetër. “Mendoj se ky është i shtyrë nga dikush, ka tendencë të caktuara ndaj meje. Nuk e di pse mund të ketë arsye, sepse unë tani nuk jam i kyçur as në politikë e as në biznes. Nuk e kuptoj pse”, ka deklaruar Nimani, duke shtuar se nga Hoti kishte pasur shantazhe më herët të cilat do t’ia dorëzojë gjykatës. Ndërsa Agron Haradinaj nuk ka dashur të flasë. “Të gjitha ato që i kam thënë në medie janë të njëjta dhe vetë prokurori ka të drejtë të dijë më shumë ”, është shprehur Nimani. E inkriminon edhe Pacollin Agim Hoti ka treguar edhe për atentatin tjetër që ka bërë ndaj Shaban Mujës në maj të vitit 2005 në fshatin Nabërxhan, komuna e Pejës. Ai thotë se ky atentat është urdhëruar nga Artan Nimani dhe Ismet Pacolli, vëllai i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behxhet Pacolli. “Në maj të vitin 2005 në fshatin Nabërxhan komuna e Pejës unë së bashku me Mentor Qelën kemi shkuar te shtëpia e Shaban Mujës dhe ia kam gjuajtur bombën në shtëpi, që ka qenë prodhim i Shqipërisë. Si pasojë e kësaj kemi qëndruar unë dhe Mentori 72 orë në hetuesi në Pejë dhe jemi liruar nga ana e prokurorit në arrest shtëpiak, dhe pas një muaji jemi liruar duke i pasur parasysh aftësitë e mia profesionale që i kam pasur. Kësaj radhe më kanë obliguar ta bëj Artan Nimani dhe Ismet Pacolli, vëllai i Behxhet Pacollit”, ka treguar Hoti. I burgosuri Hoti ka thënë se për këtë atentat nuk kishte marrë të holla, edhe pse ishte joshur nga Pacolli me para dhe punë. “Nuk e di arsyen pse kanë dashur ta vrasin Shaban Mujën, por na kanë thënë se duhet të shkojmë t’ia gjuajmë një bombë”, ka deklaruar Hoti. Ismet Pacolli, vëllai i zëvendës-kryeministrit Behxhet Pacolli, i pyetur nga “Kosova Sot” për të dhënë komentin lidhur me akuzat e Hotit se ai ka dhënë urdhër për vrasjen e Shaban Mujës është përgjigjur: “Jo, more nuk kam lidhje me këtë, nuk e njoh Agimin. Shaban Muja, është borxhli ndaj meje dhe kurrë nuk i ka kryer obligimet. Mirëpo, në ato gjëra nuk kam hyrë”. Ai ka pranuar se është vëllai i Behxhet Pacollit. “Po jam vëllai i Behxhetit”. Pacolli ka thënë se Muja i ka marrë një kamion në oborrin e tij kur ai nuk ka qenë në Zvicër.” Më kanë thirrur bashkëpunëtorët në telefon, më kanë thënë a t’ia japim kamionin se e paska një punë me rëndësi Muja dhe gjoja se ai kishte bërë një kontratë në një restorant në Pejë të bartte peshq dhe gjëra të tjera. Ka 10-12 vjet që e ka marrë kamionin dhe nuk e ka paguar”, është shprehur ai./Kosova Sot/
Posted on: Sat, 15 Jun 2013 19:29:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015