Edhe një investitor mërgimtar i kthehet - TopicsExpress



          

Edhe një investitor mërgimtar i kthehet Kërçovës “Bistrotë” mënyrë ndryshe në të ushqyer Pas një përvoje shumëvjeçare në SHBA, i riu Adem Bajrami nga Kërçova është kthyer këto ditë në Kërçovë dhe ka vendosur që të investojë idenë e tij në traditën ushqimore të Kërçovës duke sjellë për herë të parë në Kërçovë edhe “bistronë” e parë , ku ka hapur dhe lokalin dhe nga ku do të bëhen shërbime tjetërfare nga ajo që janë mësuar kërçovarët. Ai jorastësisht biznesin e tij e ka pagëzuar “Bon apetit”, meqë kjo traditë e të të ushqyerit i përket traditës së moçme të qytetit të dritave Parisit dhe, e cila mëpas ka marrë dhenë dhe është përhapur në të gjithë botën. Mërgimtari Adem Bajrami duke krijuar një traditë shumëvjeçare në SHBA, konkretisht në New York City, si çdo shqiptar i mirë u kthye në vendlindje dhe bashkë me veten e tij solli edhe eksperiencën njujorkeze dhe një copëz të traditës së të ushqyerit, ku ai punoi për vite të tëra. “Jam kthyer në vendlindje, për të investuar në diçka që mendoj se i ka munguar qytetit tonë, një bistrot, ku do të shërbehen ëmbëlsira të kuzhinës franceze dhe amerikane. Siç dihet tradita e bistrove, rrjedh nga vitet e moçme 1815, kur kozakët atëkohë pushtuan Parisin, po tanimë zëri i tyre s’dëgjohet dot në Paris, po ky mishërim parisien i quajtur “bistrot”depërtoi në mbarë botën dhe pushtoi jo veptëm Evropën Perëndimore, po edhe Amerikën dhe Azinë. Unë këtu erdha të kënaq shijet e njerëzve dhe shpresoj se atyre do t’u pëlqejë” përfundon rrëfimin investitori 28 vjeçar që ka ardhur nga SHBA-të, i cili përfundmisht ka vendosur që fatin e tij në biznes ta mbështesë në hapjen e “bistrosë” së parë në Kërçovë, e cila është një revolucion në kulturën e të të ushqyerit duke pretenduar që t’na ofrojë një dimension tjetër në kulturën e të të ushqyerit. Të shpresojmë se hapin e mërgimtarit 28 vjeçar nga Kërçova do ta vazhdojnë edhe të tjerët dhe kështu të japin kontributin e tyre në ngritjen e mirëqenies së përgjithshme jo vetëm në vetë qytetin e Kërçovës po edhe në hapësirat që e përthekojnë atë. Adem Xheladini, KOHA, 8 tetor 2013
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 21:06:09 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015