Edukimi i fëmijëve në Islam Falënderimet më të sinqerta - TopicsExpress



          

Edukimi i fëmijëve në Islam Falënderimet më të sinqerta janë për Zotin e Madhëruar, paqja dhe përshëndetjet tona për profetin Muhamed a.s, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. Padyshim që edukimi i fëmijëve, sidomos në kohët ku jetojmë, është një nga sfidat më të mëdha të prindërve. Në çdo rast që ulesh me një baba apo nënë, është e vështirë të shpëtosh pa dëgjuar prej tyre hallet dhe problemet që kanë me edukimin e fëmijëve. Kur fëmijët janë të vegjël, në vitet e para të jetës, kanë hallet dhe vështirësitë e tyre. Me të filluar shkollën, vështirësitë ndryshojnë dhe marrin formë tjetër, por nuk pakësohen. Kur fëmijët fillojnë të rriten dhe të hyjnë në moshën e adoleshencës, vuajtjet dhe vështirësitë, që hasin prindërit, shtohen. E njëjta gjë ndodh edhe pasi fëmijët të kenë mbushur të njëzetat. Një nënë, më shkruante në e-mail dhe kërkonte mendimin tim, se si ta bindë djalin e saj njëzet e tre vjeçar të falë namazin. Shqetësimet dhe preokupimet e prindërve mbi mënyrën më efikase të edukimit dhe korrigjimit të sjelljeve të fëmijëve të tyre, janë të shumta. Duke qenë se edukimi i fëmijëve është diçka e vështirë dhe komplekse, ne i ofrojmë lexuesve tanë këtë lëndë, me të cilën urojmë t`i vijmë në ndihmë të gjithë prindërve, që ndajnë këtë shqetësim. Vetëm duke përvetësuar aftësitë edukative, ne mund të nxjerrim breza të ndershëm dhe të suksesshëm, si në aspektin shoqëror ashtu dhe në atë shpirtëror. Edukimi i fëmijës në Islam, nuk është përgjegjësi vetëm e nënës. Madje, tek muslimanët e parë ishte traditë, që fëmijët i dorëzoheshin një dijetari, i cili i mësonte dhe i edukonte njëkohësisht. Vetë Halifeja musliman, Harun Reshidi i dërgoi fëmijët e tij të edukohen tek një i ditur dhe edukator. Të merreshe me edukimin e fëmijëve asokohe, do të thotë të ishe një ndër njerëzit me të ditur dhe me ndikim. Sulltan Muhamed Fatihu, i cili çliroi dhe Kostandinopojën, ishte edukuar nga tre dijetarë të mëdhenj. Një prej tyre i mësonte mënyrën e sjelljes, i dyti i mësonte dijet fetare dhe gjuhët e huaja – Sulltan Muhamed Fatihu fliste shtatë gjuhë – dhe i treti merrej me edukimin fizik, artet e luftës dhe kalorësinë. Edhe pse tradicionalisht janë prindërit ata, që duhet të kujdesen për edukimin e fëmijëve të tyre, në Islam njihet dhe forma tjetër, ku fëmijët i dorëzohen një të dituri dhe edukatori.
Posted on: Sat, 06 Jul 2013 09:38:56 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015