El Arbiah 19 Rexheb 1434 / 29 05 2013 Në video incizimin, i cili - TopicsExpress



          

El Arbiah 19 Rexheb 1434 / 29 05 2013 Në video incizimin, i cili erdhi në posedim të agjencisë së lajmeve AFP, lideri i grupit islamik Boko Haram ka thënë se grupi i tij gjatë ofensivës në ushtrinë nigeriane, realizoi disa fitore, ndërkohë që vetë pësoi dëme shumë pak. "Prej kur kemi filluar këtë ofensivë aktuale, të cilën ata e quajnë gjendje e jashtëzakonshme, ka pasur raste që ushtarët, që kishin dalë të luftojnë kundër nesh, u kthyen dhe ikën," tha Ebu Bekr–Shekau në një video një-orësh. Ai pohonte se forcat nigeriane "kanë hedhur armët duke ikur." Ai u bëri thirrje simpatizantëve në radhët e islamikëve në vende të tilla si Afganistani, Pakistani dhe Iraku, që ti bashkohen në luftën për formimin e një shtet islamik në Nigeri. "Ne i bëjmë thirrje vëllezërve tanë nga vendet që kam përmendur. Vëllezërit tanë bashkohuni me ne," tha ai në një video në një gjuhë që është një përzierje e gjuhës arabe dhe Hausa flitet në Nigerinë veriore. Nigeria ka nisur një ofensivë kundër Boko Haramit më 15 maj, pasi që "Presidenti" Goodluck Jonathan e shpalli gjendje të jashtëzakonshme në veri të vendit, ku gjendet bastioni islamik. Vitin e kaluar, lideri i Boko Haramit është emërtuar si një "terrorist" global nga Shtetet e Bashkuara. Burimi: alarabiya.net / putvjernika botaislame
Posted on: Sat, 08 Jun 2013 00:13:17 +0000

Trending Topics



yle="margin-left:0px; min-height:30px;"> This is what someone posted about this........this spectacular
Day 3 of my musical extortion imposed by my brother David. Mixing
He wakes up highly upset I jump outta bed slipping on my fuzzy
30000mAh Auto Car Jump Starter Power Bank Battery Charger Laptop
Press HD and watch!!! Its amazing!!! Join The Gilgit

Recently Viewed Topics




© 2015