Erdogan dhe Obama, bisedë telefonike rreth Sirisë dhe Gezi - TopicsExpress



          

Erdogan dhe Obama, bisedë telefonike rreth Sirisë dhe Gezi Park Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Presidenti Barak Obama zhvilluan një bisedë telefonike të hënën në mbrëmje, për të diskutuar krizën siriane dhe incidentet e Parkut Gezi. Presidenti Obama dhe kryeministri Erdogan diskutuan zhvillimet në Siri, duke përfshirë përdorimin e armëve kimike të regjimit kundër popullit të vet, dhe u dakorduan se angazhimi i tyre i përbashkët për ndjekjen e një zgjidhjeje politike duhet të sigurojë mbështetje për opozitën siriane. Në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrisë thuhet se temë diskutimi ishte gjithashtu samiti i G8 dhe përgatitjet e Konferencës së Dytë të Gjenevës, ku do të diskutohet për Sirinë. Biseda gjithashtu ka prekur protestat për parkun Gezi, dhe Erdogan e përshkroi situatën në Turqi si stabile. Të dy udhëheqësit diskutuan rëndësinë e të drejtave të shprehjes, tubimit dhe shtypit të lirë, thuhej më tej në deklaratë. /mesazhi/
Posted on: Tue, 25 Jun 2013 23:29:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015