FTESË PËR TRAJNIM PËR NDËRMARRËSIT E RINJ Departamenti i - TopicsExpress



          

FTESË PËR TRAJNIM PËR NDËRMARRËSIT E RINJ Departamenti i Rinisë në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, përmes kompanisë NOVUS Consulting do të ofrojë trajnime falas për 200 të rinj, duke ndihmuar ata për të formuluar idetë e biznesit dhe të zhvillojnë planet e biznesit, duke rezultuar në krijimin e bizneseve të qëndrusheshme dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Projekti është financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjve në biznes përmes trajnimeve dhe granteve. Trajnimi mund të ndiqet në qendrat regjionale, si: Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Prizren, Ferizaj, Gjakovë. Trajnimi do të zgjasë rreth 20 ditë, në fushat: a) Ndërmarrësi, b) Marketing, c) Planifikim i biznesi, d) Planifikim financiar. Gjatë trajnimit kandidatët do të zhvillojnë një plan të mirëfilltë të biznesit. Kriteret për aplikim janë: • Te jetë i moshës 18-30 vjeç; • Të jetë qytetar i Republikës së Kosovës; • Të ketë ide kreative për biznes dhe motiv të lartë për të themeluar dhe zhvilluar një biznes të ri. Personat të cilët nuk mund të aplikojnë janë: • Punonjësit e subjekteve qeveritare; • Pjesëmarrësit të cilët veçse kanë përfituar njohuri për ndërmarrësi nga ndonjë trajnim i mëparshëm i organizuar nga ndonjë Ministri tjetër apo OJQ. Inkurajohen që të aplikojnë femrat, të rinjtë me nevoja të veçanta, të rinjtë nga komunitetet minoritare, të rinjtë nga viset rurale dhe grupe tjera të margjinalizuara. Dokumentet e nevojshme për aplikim: • Formulari për aplikim • Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës Pas përfundimit të trajnimeve, kandidatët e suksesshëm do të çertifikohen dhe do të kenë mundësi të aplikojnë për grante në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, për ta jetësuar idenë e biznesit të tyre. Këtë formular mund ta shkarkoni në adresën novusconsult.net/aplikacioni ose mkrs-ks.org. Të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë duke i dërguar dokumentet e kompletuara nëpërmjet postës elektronike: [email protected] , apo duke i dërguar kopjet fizike të aplikacionit dhe dokumenteve mbështetëse në zyrat e Novus Consulting, në adresën: rr. Bajram Curri #1, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës Afati i fundit për aplikim është 15 korrik 2013. Në lidhje me kushtet dhe/apo mënyrën e aplikimit ju mund të informoheni duke kërkuar sqarime nëpërmes postës elektronike: [email protected] apo numrit të telefonit 049-576-576. Shënim: Aplikacionet e pakompletuara apo të dërguara pas afatit të dhënë nuk do të shqyrtohen
Posted on: Sat, 22 Jun 2013 21:45:21 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015