Fadil BAHTIRI GARA PËR BALOTAZH DHE KOALICIONE NË MESE - TopicsExpress



          

Fadil BAHTIRI GARA PËR BALOTAZH DHE KOALICIONE NË MESE SUBJEKTEVE POLITiKE, QELLIM INDIVIDUAL APO INTERES PËR QYTETARET ? Zgjedhjet e 3 nëntorit të mbajtura në Republikën e Kosovës, nuk solli edhe aq shume rezultat dhe kënaqësi nga shume subjekte politike, dhe si rezultat i ksajë pothuajse shumica e komunave shkuan në balotazh, duke e pamundësuare fitoren në raundin e pare nga këto partitë politike, me përjashtim aty ku kane qene bastionet e tyre. Ajo që është shqetësuese tani në këtë kohe, para, gara që do të zhvillohet për raundin e dytë e cila pritet të mbahet me 1 dhjetor, është se: Nga po të njëjtit lider kanë filluar të bëjnë koalicione dhe kanë filluar të tërhiqen apo zmbrapsja nga deklarimet e tyre të dhëna gjatë fushatës zgjedhore, të cilët nuk e kursenin veten e tyre nga akuzat ndaj një subjekti ne një subjekt tjetër, e shume raste edhe individualisht, duke e akuzuar njëra tjetrën se nuk janë duke punuar për interesa nacionale, e ase për interesat e qytetarëve, andaj e kërkonin votën nga ne, se më të arritur në pushtet, u betoheshin se këto parti do të ndryshonin gjendjen në të mire të vendit dhe në të mirë të qytetareve. Shtrohet pyetja. Si mundemi ne, që tu besojemi këtyre partive politike të cilat deri dje u fyen dhe u shanë ne mese veti duke mos kursyer asgjë, vetëm e vetëm për të arritur ne karrige qe ata mendojnë, duke mos e menduar se ne jemi një kombe jemi një gjuhe jemi një fe, me një traditë dhe me një zakon, e këta lider pa ja respektua asnjëherë njeri tjetrit nga këta. Nëse këta njerëz këto i dine, atëherë politika kështu o burra nuk shkon, nuk është politka sharje dhe kërcime, ne politike duhet të kesh dituri sabër dhe guxim, mençuri dhe veprim më pake premtim dhe me shume realizim. Në politike kritikohet, e assesi të shahet dhe të nënçmohet, sepse kritika është një pikë e cila veprimin ta korrigjon, dhe ke mundësi atë ta riparosh, e nëse ske mundësi ketë ta bësh, atëherë i jepet mundësi tjetrit qe politiken dhe gjendjen ta ndryshon, por çdoherë në parimet e meritokracise. Nuk po muj pa e përmendë një hadithe të pejgamberit Muhamedit s,a,v, i cili para 1400 viteve e ka thënë për pushtin dhe atyre qe kerkojn pushtetin i cili thotë: O ju njerëz, pra i thrret jepuni( votoni), nga ata të cilët nuk e kerkojn votën nga ju, sepse ata e kane friken për ju, nëse arrijnë deri të pushteti mos nuk po munde ti realizojnë obligimet qe kane ndaj jush, sepse e kane friken nga ZOTI, e ata qe e kane friken nga ZOTI ata e kane friken edhe ndaj jush. Dhe thotë o ju njerëz mos i votoni ata të cilët vazhdimisht e kerkojn votën nga ju sepse ata pake e dine gjendjen e juaj, ata me shume ipen pas epsheve të tyre, dhe interesave të caktuara se sa në realizimin dhe përmbushjen e obligimeve të juaja. Edhe një sumbulle po e sjelli nga një ditar i famshëm i myslimaneve ne ato kohra, pra nga. Harun Hashiri, i cili thotë: pushteti është si gjysma e ujit të një gote. Nëse je në një shkretire dhe nëse nuk ke mundësi fare për ta pir atë gotë ujë, dhe vjen një njeri dhe të afron atë gjysme ujit të gotës, por me kushte nëse aje njeriu qe ta afron ujin të kërkon gjysme e pushteti, dhe në padurim për etje, aje detyrohet ta jap gjysme e pushtetin për ta shuar atë. Dhe nëse aje ujë tu bllokohet në stomakë dhe ne pamundësi për ta qitur jashtë, shkon te mjeku dhe po ashtu mjeku për të liruar nga kjo dhimbje ta kërkon edhe pjesën tjetër të mbetur të pushtetit, atëherë prapë je i detyruar ta jepeshe çdo gjë vetëm e vetëm për tu liruar nga dhembja dhe nga vuajtja qe ke. Andaj edhe unë, mendoj se nga këta njerëzi të pandërgjegjshme ndaj këtij populli që vuajti kaq shume, dhe nga kjo gjendje e krijuar nga ta, besoj se do te vije dita shume shpejt se kane me u mundua për të dhënë çdo gjë vetëm e vetëm për të shpëtuar, dhe për ti larguar nga vuajtjet dhe dënimet por ka me qen e kot dhe vone për ta. Me, 10.11.2013
Posted on: Mon, 11 Nov 2013 20:11:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015