Familja e frikshme që fshihet pas 30 vrasjeve Një familje - TopicsExpress



          

Familja e frikshme që fshihet pas 30 vrasjeve Një familje ruse fshihet pas një territori që ka zgjatur gjashtë vjet ku përfshihen 30 vrasje dhe grabitje të panumërta. Ish-edukatorja e kopshtit, Inessa Tarverdiyeva, 46 dhe bashkëshorti i saj i dytë, Roman Podkopaev, 35, me profesion stomatolog, qëndrojnë pas vrasjeve seriale të pamëshirshme. Vajza e Tarverdiyeva-s nga martesa e parë, Viktoria Tarverdiyeva, 25, dhe vajza e saj 13-vjeçare, Anastasiya ‘kanë marrë pjesë në të gjithë vrasje’ thotë policia. Podkopaev u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë kur bashkëshortja e tij u arrestua ndërsa Viktoria mbeti e plagosur rëndë. Mes viktimave të familjes kriminale janë edhe gjashtë policë. Ata e cilësojnë vrasjen dhe grabitjen si një ditë punë. Inessa ka thënë poër policinë se ajo është gangstere për nga natyra teksa i demonstronte se si përdorte pistoletën kur vriste. Ajo tregon një rast të vitit 2009, ku kanë vrarë ushtarakun Dmitry Chudakov, bashkëshorten e tij Irina dhe djalin e tyre, Sasha, 7 vjeç kurse vajzën e tyre Veronika, 11 e vranë me 37 goditje me thikë. “Nuk isha unë që vrava fëmijët. Ishte bashkëshorti im që i qëlloi ata”, pretendon Inesa, të thotë se ka qëlluar dy bashkëshortët. Në një rast tjetër, familja e frikshme ka torturuar dhe vrarë dy vajza adoleshente duke u nxjerr sytë nga vendi. Vladimir Markin, shef i policisë ruse, thotë se, kjo familje duket shumë e rregullt. Inessa thotë se policët i kanë vratë për t’u marrë armatimet. Policia thotë se ajo dhe bashkëshorti i saj kishin edukim të lartë./shekulli/
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 23:13:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015