Fernando Pessoa.. Eja ! Nate shum e vjeter dhe e njejt,Nate - TopicsExpress



          

Fernando Pessoa.. Eja ! Nate shum e vjeter dhe e njejt,Nate Mbreteresh qe linde e shfronesuar, Nate se brendshmi e barabarte me heshtjen, Nate e mbjelle me Yje xixellues,qe feksin aq shpejt veshjen tende, me cepat e ildisur me Pafundsi.. Eja,turbull..eja kembelehte..eja qyqe vetem..- Madheshtore.. Eja,dhe silli majat e largeta,ne pemet e aferta, shkriji né nje tenden te gjitha fushat qe shoh, me malin behu njesh me trupin tend, shkriji te gjitha ato dallime qe shoh se largu,,duke mos lene asgje, pervec nje drite andej-kendej,,edhe nje tjeter-né largesin e pacaktuar,paqartesisht turbulluese,né largesine,befas,te pakapercyeshme.. Nate,Zonja jone,,e gjerave te pamundura qe Ne i kerkojm me kot, e endrrave qe Ne i bashkojm ne muzg,Zonj qe na perkedhel pagjumesit.. Eja dhe na perkund,na fol me fjal te mira,na puth ne heshtje ballin, aq pa ndjeshem sa Ne te mos e dime qe po na puth,,pervec,mbase, nga ai ndryshimi ne shpirt dhe nga ajo ngasherima e vagullt me copetzimin melodioz,, aty ku leshojn rrenje tere keto peme mrekullie,, e ku frutat e tyre jane endrrat tona qe i duam aq shume, sepse Ne e dime qe ato skane lidhje me permbajtjen e Jetes.. Eja Nate ! Eja teper Madheshtore..Eja teper solemne, dhe me nje deshire te fshehte per lot e ngasherima,, mbase,ngaqe shpirti eshte i madh dhe e vogel Jeta, e ngaqe te gjitha veprimet jane pengje te trupit tone, e qe nuk arrijme asgje pertej largesis se krahut, dhe pertej fushes toné te veshtrimit.. Eja !! E dhimbshme kundrejt akthit te te Ndrojturve,trishtimit te te Percmuarve, Eja,si dore e fresket mbi ballin e pervluar te te Thjeshteve, shije Uji mbi buzet e te Lodhurve... Eja,nga thellesia e Horizontit te shperlare,atje tej, Eja dhe me shkeput mua nga Toka e angéshtisé dhe kotesise,ku bleroj. Ku Krishti mbase jeton ende,,ku Zoti mbase ekziston vertet e drejton gjithcka.. Me keput mua si nje Luleshqerré e harruar, dhe petal pas petali,lexo tek une nuk di cfar aventurash te bukura, -me zhvish per kenaqesine tende te heshtur e te fresket Nate.. Eja Nate ! Eja permbi Detra,permbi Detra te medhenj pa Horizonte te qarta, Eja dhe kaloje doren mbi shpinen e kesaj bishe te marré, dhe qetesoje mistershem-o zbutese hipnotike e gjithckaje qe trazohet fort ! Eja e kujdesshme,,eja amtare,,eja fshehtas, si infermiere e fshehte,tejet e mocme, qe Je ulur tek koka e shtratit te zotave te besimeve te humbura.. Eja Nate..e heshtur dhe ekstazore, Eja dhe mbeshtille me mantelin e bardhe te Nates zemren time.. Paqesisht si nje puhisé ne mbremjen e lehte, qetesisht si ledhatim prej Nene,,,me Yjet qe shndrisin ndermjet duarve te tua, dhe me Henen,maske e mistershme mbi fytyren tende.. Te gjithe tingujt jehojn ndryshe kur vje Ti.. Tek afrohesh,te gjithe i ulin zerat,e asnje ste sheh duke hyre.. asnje se di kur ke ardhur,, ose vetem befas;kur kujtohet se gjithcka po vetmblidhet ne heshtje.. se gjithcka po i humbet kreshtat dhe ngjyrat,, dhe kur ne kup te Qiellit ende qartesisht blu,duke u rritur tashme e paster, ose rreth i bardhe...ose thjesht;kthjelltesi e re né lindje e siper.. Hena fillon te jet e vertet...
Posted on: Tue, 29 Oct 2013 14:05:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015