Futja Berat futja....1 milion klikime per nje dite ? Hahaha Nje - TopicsExpress



          

Futja Berat futja....1 milion klikime per nje dite ? Hahaha Nje artikull ne "Shekulli" e paska hanger foren e klikimeve! Po BESFORT VIDEO M1 ne fund te artikullit, pse permendet ? Çka ka te bej me moidelin ? Nejse, ne vazhdim po ju tregojme komplet artikullin e gazetes te sotme Shekulli ... ************** Skenat “hot” të Beratit dhe Dafinës Rrëfehet Berat Berhami, modeli 19-vjeçar i klipit hot. Bashkëpunimi me Dafinën dhe fotot e reja Ai është cilësuar si një ndër topmodelët që i ngjan më shumë Leonardo Di Caprios. Megjithatë, me fotografitë e fundit që ka realizuar, ndoshta Leo do të tërhiqej. Ato janë jashtëzakonisht të bukura. Janë profesionale dhe janë një derë e cila po e çon modelin nga Kosova drejt një suksesi mbarëbotëror. Personazhi i sotëm i “Shekullit” është Berat Berhami, një i ri nga Gjakova, i cili po bëhet pjesë e seteve më të mi-ra fotografike në botë. E njihni, pasi pjesëmarrja e tij në Miss dhe Mister Albania 2012, vitin e kaluar, rezultoi më se e suksesshme. Ai u shpall shqiptari më fotozhenik. Berat Berhami ka fituar gjithashtu vendin e dytë dhe çmimin “Best New Face” në Top Model. Projektet e tij të fundit kanë qenë një set fotografik për kompaninë tashmë të njohur në të gjithë botën “Sherri Hill” dhe bashkëpunimin me këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri në këngën e saj më të fundit. Ky material muzikor u publikua vetëm një javë më parë i shoqëruar me një klip. Për këtë videoklip folën të gjithë. Arriti të mblidhte një milion klikime për një ditë, për rreth 24 orë. Skenat gati – gati intime të Dafinës dhe të një djali topmodel filluan menjëherë të komentoheshin. “Shekulli” sot ju përcjell djalin, që ka qe-në pjesë e këtij videoklipi. Në bisedën me të zbulojmë edhe një arsye pse pamjet hot të Beratit dhe Dafinës janë fshirë. Ai na thotë se kënga është fshirë nga ata që janë xhelozë për punën e mirë që është bërë. “Mund të jetë edhe e tillë situata për shkak të miliona klikimeve brenda pak ditëve. Gjithsesi do të jetë njëra ndër këngët më të pëlqyera të këtij viti, edhe pse pamjet ku unë performoj janë fshirë”, na thotë Berati teksa e pyesim nëse ai di më shumë për këtë ngjarje. Kënga me klipin zyrtar në YouTube është fshirë, një ditë pas bumit të madh që bëri. Në portalin e muzikës mbarëbotërore ekziston vetëm kënga, e shoqëruar me një fotografi të këngëtares Dafina Zeqiri. Nuk dihet ende nëse kjo këngë është fshirë për shkak të pamjeve mjaft sensuale të këngëtares dhe topmodelit nga Gjakova apo për shkak të konflikteve që Dafina Zeqiri ka me menaxherët e saj. Sa e vështirë ka qenë për ju realizimi i një videoklipi me skena (hot) të nxehta? Unë jam një model profesionist dhe për këtë arsye nuk e kam pasur shumë të thjeshtë. Çdo model aktron nga pak. Sigurisht, që puna për këtë videoklip ka qenë shumë intensive, prandaj edhe kënga ka arritur të mbledhë aq shumë klikime për një kohë të shkurtër. Si e komentoni faktin që video-ja zyrtare e këngës u bllokua një ditë më pas? Për shkaqe xhelozie. Mund të jetë fshirë për shkak të klikimeve të shumta. Mund të jetë edhe e tillë situata për shkak të miliona klikimeve brenda pak ditëve. Gjithsesi do të jetë njëra ndër këngët më të pëlqyera të këtij viti, edhe pse pamjet ku unë performoj janë fshirë. Ju vjen keq për këtë? Sigurisht që, më vjen keq sepse është një punë e mirë e të gjithëve. megjithatë talenti nuk fshihet kurrë. Ata që e kanë parë e dinë se çfarë dua të them. Sa e vështirë ka qenë të punoni me Dafina Zeqirin? Është ajo kërkuese? Nuk dua të them se ka qenë një punë e vështirë, por dua të them se ka qe-në një privilegj I madh të punoj me një këngëtare të suksesshme si ajo. Sa e kënaqur mbeti Dafina me këtë bashkëpunim? Duhet të pyesni Dafinën për këtë çështje. Por, meqenëse videoklipi është pritur mirë, me siguri Dafina do të ketë një shije të mirë nga bashkëpunimi. Ama, me siguri di të them se stafi, i cili realizoi edhe videon e këngës “Hajde ma knej” u nda i kënaqur me punën time profesionale. Mendoj se kam bërë një punë të mirë. por, për këtë flasin edhe komentet, edhe media, e cila këto kohë më ka kushtuar vëmendje. Portreti i një volejbollisti topmodel Në dy vitet e fundit Berat Berhami është zgjedhur si volejbollisti më i mirë në kategorinë Junior në Kosovë. Volejbollisti i ekipit të Drenicës na rrëfen se ka gjashtë vite që merret me volejboll. Tani ai është vetëm 19 vjeç, ndërkohë që karrierën e tij sportive e ka nisur që në moshën 13-vjeçare. Mirëpo, sporti, sipas tij, e për më tepër volejbolli, nuk të ofron kushte të mira ekonomike. Ndaj edhe tre vite më parë zgjodhi që të merret me modelin. Dhe në fakt, ka bërë shumë mirë. përveçse rezultoi i suksesshëm në sport, duke u shpallur kështu si volejbollisti më i mirë i vitit, në kategorinë Junior, ai arriti që brenda pak vitesh të dalë mediatikisht si i suksesshëm edhe në fushën e modelingut. Berat Berhami e nisi karrierën e tij në fushën e modës me sfilata të ndryshme dhe me “shooting” ose e përkthyer ndryshe puna me foto-grafitë. Më vonë, do të shpallej si shqiptari më fotozhenik dhe i dyti në një konkurs bukurie mbarëshqiptar. Berat Berhami ka fituar gjithashtu vendin e dytë dhe çmimin “Best New Face” në Top Model. “Shekulli” nuk kishte se si të mos e pyeste edhe për projektet e së ardhmes, pas përfundimit të suksesshëm të bashkëpunimit me këngëtaren Dafina Zeqiri në këngën “Hajde ma knej”. Ai na flet për projektet që sapo ka mbyllur, teksa i dredhon pyetjes për të zbuluar ndonjë nga planet e së ardhmes. “Sapo kam realizuar një set fotografik së bashku me di-sa shqiptarë të tjerë të njohur në fushën e modës. Është një set fotografik për kompaninë prestigjioze “Sherri Hill”, ku përveç meje kishte edhe shqiptarë të tjerë si Shtjefën Marku, Anxhela Martini dhe sigurisht i madhi Fadil Berisha, i cili ka meritën e tij. Këngëtarja rebele dhe konfliktet e saj E shumëfolura, këngëtarja Dafina Zeqiri, në fakt, nuk lë javë pa dalë në media për ndonjë ngjarje apo për një tjetër. Vetëm tre javë më parë u publikua një video, e cila rrëfente për një anë tjetër të këngëtares Dafina Zeqiri. Publikimin e videos ku Dafina Zeqirin fyen këngëtaret shqiptare e ka bërë Besfort Hasanaj. Ky i fundit është udhëheqësi i një kanali në Kosovë. Edhe më parë ky person ka hedhur video për këngëtaren Bleona Qereti, video të cilat media asokohe i ka quajtur skandaloze. Besfort Hasanaj ka bërë të di-tur se po pret reagimin e Duffy-t për të publikuar apo jo një video tjetër, të ngjashme me atë që ka publikuar dy ditë më parë. Në videon e publikuar Dafina Zeqiri fyen kolegët e saj. Po pse ky publikim dhe pse tani? Publikimi i videove ka ardhur si pasojë e mohimit të kontratës në mes Dafinës e kanalit “Besfort Video M1”, që sipas Besfortit vjen nga bashkëpunimi i këngëtares me producentin Çekiç. “Ne je-mi ata që e kemi ngritur Dafinën. Jam ndier shumë i ofenduar nga intervista e saj dhënë në një medium kosovar, ku ka gënjyer se kurrë s’ka pasur kontratë me ‘Besfort Video M1’. Ajo këtë deklaratë e ka dhënë me porosi të boshnjakut Çekiç”, ka thënë Besforti në përpjekje për t’i dhënë një shpjegim publikimit. Sipas Besfortit dëmi që i ka shkaktuar Dafina, kanalit që ai udhëheq është 80 mijë euro. “Më ka tradhtuar dhe më ka dëmtuar materialisht, mbase më ka ofenduar edhe moralisht. Ajo për lekë e ka shitur edhe familjen e vet e lëre më mua”, ka shtuar ai duke i dhënë fund diskutimit për të shpjeguar më shumë se sa videoja e publikuar dy ditë më parë. Për fshirjen e këngës më të fundit të Dafinës “Hajde ma knej”, mendohet që ky konflikt ka ndikuar. Ka zëra që thonë se këngëtarja së fundmi ka pasur konflikte edhe me Çekiç, një nga bashkëpunëtorët e këtij videoklipi që është fshirë. Mirëpo, këto mbeten ende zëra dhe asgjë nuk është e konfirmuar, as nga këngëtarja dhe as nga ndonjë bashkëpunëtor tjetër i këtij videoklipi. /Luela Myftari - Gazeta Shekulli/
Posted on: Sun, 06 Oct 2013 18:02:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015