GEZUAR 101 VJETORIN E PAVARSISE!!! Është e vështirë të - TopicsExpress



          

GEZUAR 101 VJETORIN E PAVARSISE!!! Është e vështirë të shkruash për ty ,Dibër,por akoma më vështirë të mos shkruash. Cili qe ai që të pagëzoi me këtë emër ,o Dibër?... Qe linguist,histor ian,gjeograf,ek olog ,eksplorator, kalorës, udhëtar, apo… Tashmë historia eka vërtetuar katerçiperisht se fatet e tua janë të lidhura pazgjidhshmërisht me fatet e kombit. Në trevën tënde ,në Penesti, u ndeshën dhe u shpërtallun falangat e Maqedonis të Perseut me ligjionet romake të Ap Klaudit. Në trevën tënde lindi Luani ,që më s’lind Evropa ….” Me 6 maj 1405,ai që për 25 vjet me radhë ,mposhti mendjet më të ndritura të shkollës së “lçollganëve” e midis tyre edhe dy nga sulltanët më të mëdhej të Turqisë: Muratin II dhe të birin, Mehmetin.Fahtiun…lindi ai që nëna i tha “Bir” Kruja “At”,Arbëria”Zot”,perëndimi dhe bota “Trimi që nena,s’do ta lind mw kurrw!”…Lindi ai, që nwna ia vuri emrin Gjergj….e hasmi nga halli e jo nga qejfi I vuri një emër të ri tw islamizuar –Skënderbe. Dibër! …Ti, i nxore nga drita në hije ; ti ç’gradove e ç’burrërove të gjithë pashallarët e gjeneralët e Portës së Lartë ,duke filuar nga Ali Pasha ne Fushë të Torviollit,ne qershor 1444 deri tek Hajredin Pasha në fushë të Gjoricës. Por hasmi ,ndaj teje, o Dibër,në të gjitha kohërat ka qemë tepër I pamëshirshem. Ne prag të Luftës se Parë Botërore ,trupi yt, o Dibër ,u nda në dyshë ,e bashkë me ty hasmi ndau në dyshë edhe kombin shqiptar,duke ia kthyer trupin në trung pa gjymtyrë .Ka rreth një shekull,o Dibër që trupi yt bashkë me trupin e kombit rrjedhin gjak të kuq arterial,por,megjithatë ,ty dhe kombi jetoni e gjalloni….Dibran qe Iljaz Qoku ,që me 1878,I priu Lidhjes famemadhe të Pizrenit, kur trojet shqiptare dhe kombi yne ishin në prag të coptimit,me thirrjen:”Ndal ,Bismark ,se ku vend ka burra ,kur flet pushka,s’ka vlerë vula…” dibranë ishin Vebi Dibra e Nikollë Kaçorri,që I qëndrun në krahë plakut mjekërbardhë të Vlorës ,Ismail Qemalit ,ne ato kohëra tepër të vështira,por sublime,ku më 28 nëntor1912 e shpalli Shqipërinë të pa varur të lirë e sovrane…”dibranë,qenë ata që më 1913 shkuan në Berdië të Shkodërës me gjakun e tyre”Kasaphanën e Ballkanit” Vaterlonë e Vogël”…duke e lënë Shkodërën –Shqipëri Dibranë qenë ata që bashkë me atëdherin Ramiz Daci,shkuan ashti siç u ka hije …në Kongresin e Lushnjës,më 1920…Dibranë me origjinë e me babe nga Reka qe Migjeni I madh ,që shkroi për mjerimin”Dhimben krenare”,”Legjendën e misirit”,”perëndimi,e zotave “etj. Dibran qe Qemal Stafa ,që shkroj “Qortimet e vjeshtës”,qe “dënoj shoqërinë njerëzore,premtoj” e që vet ,më 5 maj 1942,u ngjit në majat më te larta të lavdisë ,duke ngelur gjithmonë në kujtesën e kombitë . Dibran qe Heroj I Populli,Ramiz Varvarica,që me thirrjen në gojë “Nopasan”,”Ne pasaremos “,”Adelante Camaradas”u përfaqësua në Spajnë ,që siç u ka hije trimave ,me gjakun e tij skuqi borën e bardhë të maleve Pirendhe valët e kaltra të lumit Ebro për lindjen e republikës spanjolle. Dibranë qenë Dan Velia e Isak Metalia,që me 7 prill 1939,dhanë jetën heroikisht,me armë ne dorë dhe I dhanë atdheut dëshmorët e parë të LANÇ.. ………..Dhe së fundmi ,dibran nga Koxhaxhiku qe edhe Mustafa Qemali(Ataturku),që themeloi e udhëhoqi Turqinë modern,ku ishte në pragë të zhdukjes e shuarjes nga faqja e dheut . Ti,o Dibër.i dhe Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare DY brigata partizanë,175 Deshmore,6 heronj të popullit,dy gjeneralë dhe dy anëtarë të Shtabit Të Përgjithshëm të Ushtrisë NacionalÇlirimtare.Dibër! O derë e hapur, o parajsë ,o xhenet për miqtë…Dibër! O ferr, o xhehenem, o katakomb për armiqtë. Nga pof.dr:Hamit Mena
Posted on: Wed, 27 Nov 2013 23:07:24 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015