Gegët janë qeflinj të armëvë ndërsa toskët janë qeflinj - TopicsExpress



          

Gegët janë qeflinj të armëvë ndërsa toskët janë qeflinj të parave. Gegët dinë të bëjnë luftë, toskët dinë të bëjnë propagandë. Gegët janë trima, toskët janë mëndjehapur. Gegët janë të dhënë pas fisit, toskët janë të dhënë pas vetes. Gegët janë poetike, toskët janë prozaikë. Gegët janë të zgjuar, dmth finokë e dinakë, toskët janë të mençur dmth pragmatistë dhe të korruptueshëm. Gegët pelqejnë jetën rapsodike brënda fisit, toskët pelqejnë jetën sociale jashtë shtëpisë. Gegët duan të kqyrin bukurinë, toskët duan ta shijojnë atë. Gegët pelqejnë burrërine, toskët pelqejnë njerezillekun. Gegët i duan gratë për ti nderuar e për tu nderuar, toskët i duan gratë për ti kënaqur e për tu kënaqur. Gegët janë fanatikë, toskët janë të shthurur. Gegët mbartin virtyte kombëtare, toskët mbartin virtyte civile. Gegët janë të dhënë pas normave etike, toskët janë të dhënë pas normave civile. Gegët parapëlqejne vetëgjyqësinë e ngritur mbi kode morale, toskët parapëlqejne të jenë nën hyqmin e një organi suprem siç është shteti. Gegët shohin me dyshim modernitetin, toskët shohin me dyshim traditën. Gegët janë tradicionalë, konservatorë dhe deri reaksionare, toskët janë progresistë, liberalë deri dhe revolucionare. Gegët janë zogoliane, toskët janë fanoliane. Me gegët mund të ndërtosh komb, me toskët mund të ndërtosh demokracinë dhe shtetin e së drejtës. M. Nano
Posted on: Tue, 08 Oct 2013 12:16:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015