Gjithmonë duken në qejf dhe shumë të dashuruar. Përveç - TopicsExpress



          

Gjithmonë duken në qejf dhe shumë të dashuruar. Përveç karrierës së suksesshme ata kanë arritur të realizojnë edhe ëndrrat e tyre personale për krijimin e një familje. Janë të famshëm dhe shumë të zënë, por gjithmonë kanë gjetur kohë për dashurinë, por ja se si u njohën me njëri-tjetrin disa nga çiftet më të famshme në Hollywood dhe më gjerë. Çifti i famshëm hollivudian, Angelina Jolie dhe Brad Pitt, u njoh në xhirimet e filmit “Mr. & Mrs. Smith” në vitin 2005. Në këtë kohë Pitt ishte i martuar me aktoren Jennifer Aniston, por pasi takoi Jolie-n ai nuk mundi t’i hiqte më sytë nga ajo Disa vjet më vonë “Brangelina” vazhdojnë të mbajnë fort lidhjen së bashku me gjashtë fëmijët e tyre. Po me kërkesë të fëmijëve ata janë fejuar ndërsa shpeshherë mediat kanë raportuar se pikërisht ky vit është ai kur Angelina do të bëhet nusja e Brad-it. Çifti Fergie dhe Josh Duhamel ishin dashuruar në shikim të parë në “Duhamel’s show” në Las-Vegas. Por kjo nuk ishte hera e parë që ata ishin takuar me njëri-tjetrin. Para se dyshja të lidheshin, Fergie kishte lexuar se Duhamel e ëndërronte një jetë me të dhe ëndrra e tij tashmë është realizuar. Ata tashmë janë të martuar. Çifti i bukur spanjoll, Penelope Cruz dhe Javier Bardem, e kishin mbajtur gjithmonë romancën e tyre të “fshehur”, por ata nuk kishin mundur të qëndronin larg njëri-tjetrit pas xhirimit të filmit “Jamon, Jamon”. Tetë vjet më vonë, Cruz dhe Bardem kishin realizuar një martesë intime në Bahamas. Jay-Z dhe Beyonce janë takuar kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, ndërsa filluan të dalin bashkë kur ajo mbushi 19 vjet. Jay dhe Beyonce u martuan dhe tani janë një nga çiftet më me ndikim në botë, dhe janë prindër të vajzës së vogël Blue Ivy.
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 11:11:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015