Gruaja ime e dashur Gruaja ime e dashur - pjesa e parë A të - TopicsExpress



          

Gruaja ime e dashur Gruaja ime e dashur - pjesa e parë A të kujtohet...nëse ndodhte një problem i vogël në shtëpi, filloje ta zmadhosh e ta gjeneralizosh, gjë që të shtiu të marrësh vendime të padrejta kundrejt meje.. Nuk mjaftove me kaq po sa të ndodhte problemi menjëherë linja telefonike fillonte të punon pa ndalur për t’i treguar çdo gruaje dhe personi, i publikoje sekretet, duke e rritur edhe më shumë problemin , duke e gropuar edhe me thellë hendekun...u zmadhua çështja ....dhe zgjedhja u bë më e vështirë Asnjëherë anija si shtëpi unike nuk do të ndalet në brigjet e lumturisë vetëm se me durim dhe sakrificë, e këto konsiderohen si kurban për kapitenin e anijes... Shtëpia asnjëherë nuk do të jetë e përsosur përderisa nuk ballafaqohet me përvoja. E del nga këto ballafaqime në shenja dhe sinjale që ia qartësojnë rrugën e familjes së shquar. Një fjalë e urtë thotë: “S’ka të mençur përveç se me përvojë”. Shumë prej metodave që janë të dobishme që me bashkëshortin t’i eliminoni barrierat janë: Dialogu, debati dhe qortimi. Këto konsiderohen barëra për ta pastruar dhe filtruar dëmin prej zemrave, dalje prej monotonisë së kohës, andaj është e patjetërsueshme të bëjmë një seancë të qetë ku do të ketë dialog, qortim të bukur, kuptimplotë dhe objektiv larg nga retorika e gabuar dhe ëndja e epshit që ndoshta do t’i përmirëson marrëdhëniet dhe do ti ngritë në nivel të lartë dhe përsosmëri të dëshiruar. Në këtë letër të qetë që quhet “Portet e lumturisë”, i lë lexuesit në duart e tij një dialog që është zhvilluar në një qosh të shtëpisë ku rolet kryesore i kanë shumë burra e gra... Ndoshta këto fjalë të shpien drejt një qortimi kuptimplotë dhe objektiv, ndoshta këto fjalë të jenë një model që do të pasohet, lusim All-llahun që këto fjalë të jenë nevojë e çdo familje për ta përmirësuar atmosferën familjare dhe bashkëshortore dhe t’i shndërrojë këto fjalë për mua dhe juve mjet lundrimi që do të na dërgon deri tek portet e lumturisë të përjetshme, ngaqë All-llahu është I Vetmi I Cili mund ta bëjë këtë. Grua ime e dashur
Posted on: Fri, 28 Jun 2013 21:41:53 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015