HARADINAJ ANKOHET PER DIALOGUN DHE HEQJEN E LOGOS... - TopicsExpress



          

HARADINAJ ANKOHET PER DIALOGUN DHE HEQJEN E LOGOS... (?) Kryetari i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i mërzitur me ato që po ndodhin në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar se pala kosovare po bie para aktit të kryer të politikave serbe. Madje për këtë thotë se është ankuar edhe tek përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog. Për logon thotë se është e palezetshme të hiqet në kohën kur pala tjetër po debatonte dhe kishte pozicion të qartë për këtë temë. Haradinaj tha se për herë të parë po flet që është i mërzitur me këtë dialog që Kosovën po e qet para aktit të kryer dhe këmbëngul që pala kosovare t’i merr kompetencat si i takojnë. Jam pak i mërzitur me dialogun në përgjithësi, është hera e parë që po e shfrytëzojë rastin me thanë ngase këto kohët e fundit ka qenë një far praktike me na pru para aktit të prerë këtu në Prishtinë me na nxjerr në pozita jo të mira. Jam ankuar për këtë aspekt tek kolegët tanë në Bruksel, duhet më në fund mu kfjell pak dhe nuk guxojmë që dialogu si proces me na sjell para akti të kryer tema që ne ndjehemi në pozitë të vështirë dhe na krijon situata të rënda para vetes”, ka thënë ai. Haradinaj thotë se këto kanë qenë tema të mëhershme, por që tani ka ndodhur një përafrim i pozicioneve nga pala tjetër, dhe, sipas tij, është arritur zgjedhje e duhur. Ai tha se megjithë marrëveshjen e arritur ende nuk ka dokument që e saktëson atë që është arritur.
Posted on: Mon, 09 Sep 2013 12:01:35 +0000

Trending Topics



>2 Timothy 3:14-15 You, however, must continue in the things you
propecia results how long

Recently Viewed Topics




© 2015