HISTORI TE BUKURA / Ilaçi (Ja vlen ta lexoni) Mjeku tundi kokën - TopicsExpress



          

HISTORI TE BUKURA / Ilaçi (Ja vlen ta lexoni) Mjeku tundi kokën i dëshpëruar... Pacienti i tij nuk jepte shenja përmirësimi. Që prej 10 ditëve tashmë, plaku nuk reagonte ndaj ilaçeve. E kishte braktisur veten në shtratin e spitalit dhe dukej se nuk dëshironte më të luftonte për jetën. I lodhur dhe i dorëzuar. Ditën tjetër, mjeku që po e kuronte tundi përsëri kokën. Por kësaj rradhe i habitur. Parametrat jetësore dukej se i ishin kthyer normalitetit. Plaku po qëndronte shtrirë mbi jastëkë dhe i ishte kthyer ngjyra e fytyrës. -"Cfarë të ka ndodhur" e pyeti mjeku - "Deri dje ishim të shqetësuar për jetën tënde, tashmë gjithçka është normalizuar ! Mund ta di çfarë ka ngjarë ?" Plaku buzëqeshi. Miratoi me kokë dhe tha: -"Vërtetë, diçka ka ndodhur dje. Dje erdhi dhe më takoi nipi i vogël duke më thënë: Gjysh, duhet të kthehesh shpejt në shtëpi, biçikleta ime është prishur." NJË PËRQAFIM PËR TË GJITHË GJYSHËRIT. EDHE PËR ATO QË NA SHOHIN NGA LART. adm E
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 12:01:39 +0000

Trending Topics



89">Love is absolute, Attachment has expectations, love does not want
First harness in Beaches collection is the Monterey Each OOAK
Dear Freshers Renaissance: The Debating Society of SSCBS is
Fix Weaknesses or Develop Strengths By Jim Liebelt Do not
3.5mm Audio Jack Mini Balloon Portable Stereo Speaker (Assorted

Recently Viewed Topics




© 2015