Heronj dhe tradhtarë (Fragment nga një shkrim më i - TopicsExpress



          

Heronj dhe tradhtarë (Fragment nga një shkrim më i gjatë) Kufiri në mes të atdhetarisë dhe tradhtisë është bërë aq relativ sa nuk është çudi që një ditë të ngrysesh atdhetar e të nesërmën të gdhihesh tradhtar. Jo, ti je i njëjti që ishe një ditë më parë, por ata që i japin vetës të drejtë ta vendosin këtë kufi ku të duan, e kanë lëvizur atë natën dhe ti, papritmas, ke mbetur në anën tjetër të ‘kufirit’. Në fillim të luftës së fundit ndodhi një tragjedi. Dikush u zuri pritë para dyerve të dikujt tjetër policëve se rbë. I vrau disa nga ta. U plagos rëndë edhe vetë nga njëri polic që kishte shpëtuar. U fut në ato dyer, para të cilave kishte zënë pritë dhe pas pak vdes. Familjarët e kësaj shtëpie e fshehin. Polici tregon dyert prej nga i ishin vrarë shokët. Dhjetë meshkujt e kësaj shtëpie të ndodhur në shtëpi, vritën një nga një gjatë një nate të tërë, me torturë të tmerrshme dhe nuk e tregojnë njeriun e strehuar (besa). Kjo dëshmohet nga dëshmitarë të gjallë, të cilët vendin e krimit nuk e kishin më larg se 15 hapa dhe kishin dëgjuar gjatë gjithë natës torturat e vrasjet, por nuk kishin dëgjuar një fjalë të vetme e cila do ta identifikonte vrasësin e policëve nga prita! Ata që kanë mbetur nga kjo familje, përveç dhimbjes së madhe për meshkujt e humbur i ekspozohen shikimit të vëngërt, dashakeq, të rojave të këtij kufiri, duke u quajtur madje edhe tradhtarë... Ndërkohë që tjetri, i strehuari, është hero. Gjatë luftës, në një rrethim u ndodh edhe një intelektual, pinjoll i një familjeje me traditë atdhetare, i cili kishte vendosur të mos ndahej nga familja. I propozuan të largohej sepse ishte në sy. Kishte qenë i burgosur politik, më vonë i angazhuar në përgatitjen e luftës, për ç’gjë kërkohej nga policia. Kësaj i kishin thënë se ai ndodhej jashtë, në Gjermani. Ditën kritike, një maskë, përmes së cilës shquheshin dy sy gurkali, mbase të njohur, i thërret “profesor!” Një bashkëvendës i tij, po ashtu profesor, i cili edhe ai kishte vendosur të mos ndahej nga familja, kthen kokën i trembur. Jo, jo, i thonë, ai tjetri. ”Ti duhet të ishe në Gjermani”, i thonë. E marrin, e ndajnë nga familja dhe, disa hapa më tej, e pushkatojnë! Rojet vigjilente të ‘kufirit’ nuk kanë lejuar kurrsesi që ai të kalojë në taborrin e dëshmorëve! Sado që shkolla e fshatit mban emrin e tij, me këmbënguljen e fshatit, i cili e kishte njohur mirë birin e tij...
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 20:29:02 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015