Hutbeja e Lamtumires Nga Profeti Muhamed (alejhi selam) Arafat, - TopicsExpress



          

Hutbeja e Lamtumires Nga Profeti Muhamed (alejhi selam) Arafat, Meke O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para Allahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem. Kur ju pret drejtësia absolute. Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit. O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore. Kini frikë nga Allahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jem gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me Allahun e Amshueshëm, me Gjykuesin e Drejtë. (pjesa 3)
Posted on: Sun, 10 Nov 2013 23:54:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015