Idhujtarëve dhe ateistëve Në kohën e përparimit, shekulli i - TopicsExpress



          

Idhujtarëve dhe ateistëve Në kohën e përparimit, shekulli i civilizimit, njerëzit s’pranojnë argumentin, s’shfrytëzojnë fare intelektin, zemërgurë ata po ngelin, urdhërin e Zotit e shkelin, kufrin në zemër e mbjellin, adhurojnë lopën e adhurojnë diellin. E disa pak më të civilizuar, edhe më shumë të devijuar, s’besojnë Atë që i mbikqyrë, por ata besojnë në natyrë, e jetojnë jetën pa planprogram, kurrfarë qëllimi në jetë nuk kanë, vetëm flej, ha dhe pi, këtij kështu a i thuhet njeri?! Çka e dallon njeriun nga gjallesat tjera, kur atij i humbet vlera, kur ai s’kupton të vërtetë, dallimi është vetëm se ky flet, kur ai logjikën nuk e shfrytëzon, shpalljen nga Zoti nuk e pranon, dhe çdo gjë që e rrethon, për të asgjë nuk nënkupton. Nuk ndalet njëherë në mesnatë, të shikojë ai qiellin lartë, të sheh gjithë atë harmoni, kush e krijoi a e di?! Pastaj të ndalet të shikon në vetëvete, dhe aty ka plot argumente, të analizon dhe studion, kupton që një Zot ekziston. Vërtetë kjo rrugë është e palogjikshme, dhe çdo gjë në të e padobishme, duhet njëherë e përgjithmonë, një gjë ai që ta kupton, se feja s’është prapambeturi, se feja s’është ngarkesë për ty, por e vetmja rehati, që në jetë të jep lumturi. Hoxhë Omer Bajrami
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 20:40:38 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015