Ilir Meta : besoj te cilesia, jo te numrat ! Kreu LSI mbledh - TopicsExpress



          

Ilir Meta : besoj te cilesia, jo te numrat ! Kreu LSI mbledh Grupin Parlamentar me 16 deputetë. Petrit Vasili do jetë me konsensus kryetar. “Grupi ynë i deputetëve, kompensim i mandateve të 2005 e 2009” Petrit Vasili do të jetë kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së. Me konsensus, 16 deputetët e LSI-së kanë pranuar propozimin e kryetarit të kësaj partie, Ilir Meta. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, në fjalën e tij para deputetëve tha se beson te cilësia e përfaqësimit, tek integriteti i të gjithëve e mbi të gjitha te qëllimi mjaft pozitiv për të ecur më shpejt duke respektuar parimet demokratike dhe në radhë të parë atë të gjithëpërfshirjes. “Ne shkojmë në Kuvendin e ri për herë të parë pas nëntë vitesh, me këtë rast gëzuar edhe 9-vjetorin që sapo kaloi, më në fund duke pasur një Grup të konsiderueshëm Parlamentar, i cili në fakt nuk është një surprizë për të gjithë ata që e dinë historinë e zgjedhjeve të Shqipërisë. Është thjesht kompensim i mandateve që kemi humbur padrejtësisht në vitin 2005 dhe në vitin 2009. Megjithatë, në radhë të parë unë nuk besoj te numri ynë dhe as i maxhorancës sonë “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, por besoj te cilësia e përfaqësimit, tek integriteti i të gjithë juve dhe mbi të gjitha, te qëllimi ynë mjaft pozitiv për të ecur më shpejt duke respektuar parimet demokratike dhe në radhë të parë atë të gjithëpërfshirjes”, vijoi ai. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tha se do të ketë mbledhje të përjavshme të këtij Grupi. “Kjo është vetëm mbledhja e parë, takimi ynë i parë, për të vijuar më pas me mbledhjet e rregullta javore të këtij Grupi Parlamentar, në mënyrë që ne të përmbushim programin tonë dhe njëkohësisht edhe të respektojmë axhendën e Kuvendit të ri dhe të Qeverisë së re që është mjaft ambicioze. Besoj shumë tek angazhimi juaj, te përkushtimi juaj, dhe ju uroj të gjithëve suksese dhe mbarësi!”, tha Meta para deputetëve. Sipas tij, LSI-ja, atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit europian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit. “Është një kënaqësi që të takohemi të gjithë bashkë përpara fillimit të legjislaturës së re. Me këtë rast ju uroj të gjithave dhe të gjithëve një mandat të suksesshëm, një përfaqësim dinjitoz të më shumë se 180 mijë qytetarëve shqiptarë që besuan te Lëvizja Socialiste për Integrim, por që besuan edhe tek secili prej jush dhe për të gjithë kandidatet dhe kandidatët tanë. Unë besoj se LSI, atë energji pozitive për të ndihmuar vendin që të ecë më shpejt në rrugën e progresit, zhvillimit dhe të integrimit europian do ta reflektojë në radhë të parë në Kuvendin e ri të Shqipërisë, por pa asnjë diskutim çdo ditë në mbarëvajtjen e qeverisjes së vendit”, tha Meta. Ministrat e LSI Lëvizja Socialiste për Integrim do të përfaqësohet në qeverinë e re që pritet të votohet brenda kësaj jave me pesë ministri të rëndësishme: Transportin, Integrimin, Mjedisin, Bujqësinë dhe Drejtësinë. Ministrat e LSI-së kanë qenë pjesë e të dy mbledhjeve që Kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka zhvilluar në Vlorë dhe në Shkodër. “Me këtë rast i uroj Klajdës, Edmond Panaritit, Edmond Haxhinastos, Nasipit dhe Lefterit suksese në angazhimin e tyre, por edhe të gjithë përfaqësuesve të tjerë të Lëvizjes Socialiste për Integrim”, u shpreh Meta dje në mbledhjen e Grupit të LSI-së. Spartak Braho, pjesë e Grupit Parlamentar të PS-së Deputeti i listës së PS-së në Tiranë, Spartak Braho, do të jetë pjesë e Grupit të socialistëve, ndërsa do të vijojë të jetë anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim. Këtë e bëri të njohur kreu i LSI-së Ilir Meta. “Për sa i përket z. Braho, meqenëse dikush më pyeti se pse nuk ka ardhur, mendoj se për sa u takon mbledhjeve të Grupit, ai do të vazhdojë të shkojë te Grupi Parlamentar i PS-së dhe sa u takon mbledhjeve të Kryesisë, do të vazhdojë të vijë te Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Dhe kjo nuk është gjë tjetër, veçse tregues i faktit që jemi dy forca politike, por jemi një maxhorancë e bashkuar dhe që funksion”, tha dje Meta para deputetëve të LSI-së. Pak ditë më parë, vetë Rama e cilësoi Brahon, gjatë vizitës që bëri në shtëpinë e Dritëro Agollit, si hipotekën e koalicionit strategjik PS-LSI.
Posted on: Tue, 10 Sep 2013 10:45:19 +0000

Trending Topics



"min-height:30px;">
All of us have storms that we have to go through in our lives. It
The Supreme Court action removing Justice Gregory Ong of the

Recently Viewed Topics




© 2015